• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump në Pentagon: Kemi nevojë për një ushtri të fortë, “ndoshta më shumë se në të kaluarën”
Home
Nderkombetare

Trump në Pentagon: Kemi nevojë për një ushtri të fortë, “ndoshta më shumë se në të kaluarën”

19 January, 2018 Redaktor1 Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump kritikoi Kongresin për mënyrën lidhur me buxhetin dhe paralajmëroi se një mbyllje e mundshme e qeverisë do të kishte pasoja “shumë negative” për ushtrinë.

Një masë për financimin e përkohshëm të qeverisë, skadon të premten në darkë, duke sjellë mbylljen e qeverisë të shtunën nëse republikanët dhe demokratër në kongres nuk bien dakord.

“Negociatat për buxhetin duhet të menaxhohen ndryshe. Nëse për çfarëdolloj arsyeje, qeveria mbyllet, do të ishte gjëja më e keqe që do t’I ndodhte ushtrisë sonë”, tha ai gjatë një vizite në Pentagon.

Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White i tha Zërit të Amerikës se “fokusi kryesor i vizitës së Presidentit ishte diskutimi i pasojave të mbylljes së mundshme të qeverisë dhe masave për financimin e përkohshëm, tek Departamenti i Mbrojtjes”.

Ajo tha gjithashtu se presidenti dhe nënpresidenti do të flisnin me Sekretarin e Mbrojtjes, Jim Mattis për Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes që ky i fundit do t’ia paraqesë publikut të premten.

Presidenti Trump tha të enjten se ai kishte shkuar në Pentagon për të shprehur mbështetjen për ushtrinë, që siç tha ai do të kishte pasoja të konsiderueshme pa fondet e nevojshme.

Ai shtoi se vendi kishte nevojë për një ushtri të fortë “ndoshta më shumë se asnjëherë tjetër në të kaluarën”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Japonia në alarm, peshku vdekjeprurës po vë në rrezik banorët
Previous article De Gea mban në 'ankth' Mourinhon, Reali pret pas derës!

Redaktor1

Postime të ngjashme

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane Botë

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite Botë

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim Botë

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT