• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HYNTE NË DHOMA EDHE KUR KISHTE NJERËZ/ Hajduti që “tmerroi” Sarandën, si u kap 45-vjeçari nga Rrogozhina kur ishte nisur për vjedhjen e fundit
Home
Breaking News

HYNTE NË DHOMA EDHE KUR KISHTE NJERËZ/ Hajduti që “tmerroi” Sarandën, si u kap 45-vjeçari nga Rrogozhina kur ishte nisur për vjedhjen e fundit

29 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prej dy muajsh u kthye në makthin e shumë banorëve të lagjes nr.1 të qytetit të Sarandës, kryesisht të zonës Turizëm – Kanali i Cukës. Ben Sula, 45-vjeçari nga Rrogozhina i arrestuar në Sarandë për vjedhje, kryesisht ambiente ku qëndronin turistët, pasi vrojtonte dritare apo ballkone të hapura, menjëherë kacavirrej e hynte brenda duke mos pyetur për lartësi, deri sa arrinte qëllimin përfundimtar, vjedhjen. Ai dyshohet për 22 vjedhje, nga këto 19 të pohuara nga ai vetë.

Shuma të mëdha të përfituara, deri në 1.5 mln lekë të reja në vetëm një banesë, ndërkohë që llogaritet që nga paratë cash dhe bizhuteritë e sendet me vlerë të vjedhura gjatë këtij sezoni dhe atij të kaluar, të ketë përfituar rreth 50 mijë euro.

Në disa raste, teksa ka gjetur banorët në gjumë, u ka hedhur atyre sprai me piper për të mos pasur mundësi reagimi edhe nëse zgjoheshin, por që në shumicën e rasteve, sipas policisë, ka hyrë e ka dalë pa u vënë re nga askush, edhe pse mund të ketë kaluar para këmbëve të të paktën 5 personave që po flinin.

ARRESTIMI
Gjatë dy muajve policia nuk kishte asnjë emër për autorin, vetëm imazhin e tij në video teksa ecte në ngushticat e lagjes nr.1 apo në bulevardin e qytetit.

Në shumicën e videove, i njëjti stil veshjeje, bluzë e pantallona me mëngë të shkurtra e sandale. Pamja e tij nuk i thoshte asgjë komisariateve të vendit ku u shpërnda fotografia e siguruar nga videot, aq sa një moment oficerët e policisë së Sarandës dyshonin se ishte i huaj.

Për këtë arsye, detyrë agjentëve dhe çdo shërbimi policor në Sarande iu la kapja e një personi qeros që lëvizte rreth orës 03:00-04:00 pranë bulevardit apo ngushticave të lagjes nr.1 dhe që vishte bluze e pantallona të shkurtra e kryesisht sandale. E policia bëri “bingo” pikërisht rreth orës 03:00 në të gdhirë të ditës së shtunës, pikërisht pranë bulevardit të qytetit, në rrugën hyrëse për në aksin “Turizëm – Kanali Cukës”. Oficerë civile e pikasën të dyshuarin duke e neutralizuar dhe bashkë me forcat “Shqiponja” e shoqëruan drejt Komisariatit të Sarandës “makthin” e pushuesve dhe policisë.

DËSHMIA
Pranoi jo vetëm vjedhjet e këtij sezoni, por edhe 5 të sezonit të kaluar, për të cilat policia as që dyshonte që ishte i njëjti autor.

“Kisha borxhe, isha i detyruar. Vidhja dhe ikja në Rrogozhinë, paguaja borxhet dhe kthehesha sërish”. Kjo ishte alibia për të cilën policia është dyshuese dhe vazhdon të hetojë për ndonjë banesë të mundshme në Sarandë, por edhe në Rrogozhinë ku Ben Sula ka fshehur miliona lekë, mijëra euro e dollarë, por dhe sende me vlerë të vjedhura gjatë këtij sezoni turistik në Sarandë.

SI U KAP BEN SULA
Ngjitej deri në kat të katërt për të arritur qëllimin e tij. 45-vjeçari Ben Sula ishte nisur për të kryer një vjedhje tjetër kur u kap mëngjesin e së shtunës.

Sipas burimeve nga grupi hetimor karakteristikë e tij ishte ngjitja nga ballkonet dhe madje vjedhja dhe kur në dhomë kishte njerëz.

Kjo ishte vjedhja e fundit që do të kryente për këtë sezon, por arrestimi i prishi planet. Sula rezulton i dënuar në Itali dhe Greqi dhe ka bërë 10 vite burg. Ai jetonte në Sinaballaj Rrogozhinë dhe në Sarandë vinte dhe ikte me autobus. Gjatë kohës që priste të kapte objektivin e radhës ai preferonte të qëndronte në shezlonë dhe jo në hotele.

Për policinë e Sarandës 45-vjeçari është një nga hajdutët më të tmerrshëm që ka kaluar në këtë zonë. Profesionist dhe nuk linte gjurmë, e ndihmuar kjo nga fakti se vepronte i vetëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH PËR HERË TË PARË/ Kandidatja për kryeministre e Britanisë së Madhe paralajmëron: Do ta shpall Kinën një kërcënim zyrtar
Previous article PRONARIT TË DY BIZNESEVE I HIDHET TRITOL NË SHTËPI/ Zbardhet dëshmia, çfarë tha në Polici shënjestra e sulmit

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT