• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK KAM KONFLIKT”/ Zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit që iu bë atentat në Shkodër! Dyshohet se autorët qëlluan 19 herë…
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK KAM KONFLIKT”/ Zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit që iu bë atentat në Shkodër! Dyshohet se autorët qëlluan 19 herë…

26 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Alban Bruçi, 25-vjeçari që u bë shënjestër e plumbave një natë më parë në lagjen “Rus” në Shkodër ka deklaruar para policisë se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk ka dijeni kush qëndron pas atentatit ndaj tij.

“Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje. Kam qenë duke shkuar në shtëpi kur dy persona me motoçikletë u afruan dhe qëlluan ndaj meje. Në atë moment u mundova që të shpëtoj dhe eca pak metra me makinë. Pasi u larguan nuk kisha marrë asnjë plumb dhe menjëherë erdha në polici për të treguar ngjarjen. Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund ta ketë bërë”, mësohet të ketë thënë Bruçi.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se ka dyshime se ndaj 25-vjeçarit është qëlluar me 19 plumba të qitur nga një pistoletë tip Scorpions e cila dyshohet se ka qenë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar të shtënat në zonën ku ndodhi atentati.

Disa prej plumbave kanë përfunduar në xhamin e automjetit dhe në derën e makinës por objektivi i këtij atentati ka arritur që të shpëtojë pa u plagosur. Automjeti i tij edhe pasi është qëlluar ka ecur disa metra deri në momentin që është ndalur dhe atentatorët janë larguar dhe më pas 25 vjeçari Bruçi ka dalë nga makina duke u larguar me shpejtësi dhe duke bërë denoncimin në polici. Efektivët dhe prokuroria vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Deri më tani policia nuk ka arritur që të identifikojë autorët ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë të subjekteve aty afër për të mësuar dinamikën e ngjarjes dhe për të arritur në identifikimin e autorëve.

Alban Bruçi në vitin 2016 ka plagosur një person afër teatrit “Migjeni” dhe asokohe është arrestuar si i dyshuar për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”. Policia dyshon se atentati ka ardhur për shkak të disa konflikteve që mund të ketë pasur i riu kohët e fundit edhe pse e mohon një gjë të tillë. Policia vijon hetimet për ta zbardhur të plotë ngjarjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAGESA 900 EURO PËR PERSON/ Transportonte 31 emigrantë me furgon mallrash, arrestohet në Mirditë 35-vjeçari nga Kosova
Previous article EMIGRANTËT "PUSHTOJNË" BRITANINË E MADHE/ Telegraph”: 100-fishohet numri i shqiptarëve që vijnë me gomone

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT