Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Gramsh ku dy rusë dhe një ukrainas kanë sulmuar ushtarët në uzinën ushtarake.
Bëjmë me dije se Svetlana Timofoeva është 33-vjeçarja ruse e cila është lënë në burg nga autoritetet shqiptare pasi akuzohet për spiunazh. Svetlana ose Lana siç njihet ndryshe nga miqtë e saj u arrestua pasi bashkë me një rus dhe një ukrainas tentuan të futen në uzinën e armëve në Gramsh.
Mikhail Kurylev, mik me rusen 33-vjeçare duke folur për mediat shqiptare tha se Svetlana nuk është spiune, por e pasionuar pas eksplorimit të zonave.
“Unë dhe Lana njihemi që nga viti 2018. Jemi njohur në rrjetet sociale, njoh edhe ish-të dashurin e saj. Jemi miq. Jo jo ajo nuk është spiune sepse e njoh këtë vajzë edhe prej miqve të mi rusë në Moskë. Unë njoh shumë prej miqëve të saj, të cilët kanë të njëjtin pasion, eksplozimin urban.
Ndërkohë i pyetur në lidhje me spray neoparalizues që Mikhail Zorin përdori për të sulmuar ushtarët e uzinës, rusi tha se ky lloj spray nuk është i jashtëligjshëm në Rusi dhe Ukrainë. Ai tha se ky lloj spary përdoret për të sulmuar kafshët e egra dhe njerëzit agresivë.
Në Rusi në kemi disa spay që përdoren për të sulmuar kafshët e egra dhe njerëzit agresivë. Ky është gazi, unë kam një të tillë në shtëpi, nuk është ilegal në Rusi dhe Ukrainë.”
I pyetur se ku i siguron paratë rusja për të bërë udhëtime, miku i saj u shpreh se ajo përfiton para nga ekskursionet që zhvillon, kryesisht në Gjeorgji.


