• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BILANCI I TRISHTË/ UNICEF: Të paktën 972 fëmijë të vrarë e të plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Home
Nderkombetare

BILANCI I TRISHTË/ UNICEF: Të paktën 972 fëmijë të vrarë e të plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë

23 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Agjencia e OKB-së për fëmijët thotë se të paktën 972 fëmijë ukrainas janë konfirmuar të vrarë ose të plagosur nga dhuna që kur Rusia filloi sulmin në Ukrainë pothuajse gjashtë muaj më parë.

UNICEF tha të hënën se kjo shifër përfaqëson numrin e viktimave që janë verifikuar nga OKB-ja dhe se numri real ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Shumica e viktimave janë shkaktuar nga armë shpërthyese, thuhet në një deklaratë të Drejtoreshës Ekzekutive të UNICEF-it, Catherine Russell.

“Si në të gjitha luftërat, vendimet e pamatura të të rriturve po i vënë fëmijët në rrezik ekstrem. Nuk ka operacione të armatosura të këtij lloji që nuk rezultojnë me lëndime të fëmijëve”, thuhet në deklaratën e saj.

Zonja Russell tha se përveç fëmijëve që janë vrarë ose plagosur në dhunë, “pothuajse çdo fëmijë në Ukrainë është ekspozuar ndaj ngjarjeve thellësisht shqetësuese dhe ata që ikin nga dhuna janë në rrezik të konsiderueshëm të ndarjes nga familja, dhunës, abuzimit, shfrytëzimit seksual dhe trafikimit.”

Ajo tha se fillimi i vitit shkollor në Ukrainë, në pak më shumë se një javë, është një kujtesë se sa shumë kanë humbur fëmijët në vend.

Zonja Russell tha se agjencia e saj vlerëson se 1 në 10 shkolla në Ukrainë janë dëmtuar ose shkatërruar nga bombardimet.

“Të gjithë fëmijët duhet të jenë në shkollë dhe të mësojnë, përfshirë fëmijët që janë në gjendje emergjente. Fëmijët në Ukrainë dhe ata të zhvendosur nga kjo luftë nuk bëjnë përjashtim”, tha ajo.

UNICEF-i bëri thirrje për t’i dhënë fund përdorimit të armëve shpërthyese në zonat e populluara, si dhe sulmeve ndaj objekteve dhe infrastrukturës civile.

Qeveria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se qëllimisht ka vënë në shënjestër civilët në Ukrainë, një akuzë që Moska e ka mohuar./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "A JE AKOMA E VIRGJËR?" Sindi: Të gjithë meshkujt i duan vajzat e tilla, jo si tuneli Kalimashit
Previous article SHIFRAT/ 15 mijë rusë në Shqipëri, deri në gusht hynë dhe 20 mijë ukrainas

s.autor

Postime të ngjashme

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione Botë

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT