• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI NË RINAS? Policia deporton 500 shtetas të huaj, ja dyshimet
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇFARË NDODHI NË RINAS? Policia deporton 500 shtetas të huaj, ja dyshimet

22 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rreth 500 shtetas të huaj nga vendet e treta janë deportuar. Lajmin e bën të ditur Policia Kufitare e Rinasit, ndërsa shtohet se personat në fjalë kanë qenë të dyshuar për qëllimin e udhëtimit. Shefi i Komisariatit të Policisë Rinas Komisar Përparim Dema ka deklaruar se aktualisht, jemi në pikun e sezonit turistik 2022, gjatë të cilit, sipas tij, fluksi është 50% më shumë së gjatë vitit 2019.

“Nga ana jonë janë marrë masat duke shtuar shërbimet për të menaxhuar fluksin. Risi për këtë vit janë edhe pajisjet e-gate, pajisje këto që ndihmojnë në procedurat e kontrollit kufitar, duke përpunuar deri në 30% të pasagjerëve.
Janë shtuar kontrollet edhe për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë e paligjshme në kufi, ku përgjatë sezonit turistik janë goditur mbi 40 raste të dokumenteve të falsifikuara. Shtetas të ndryshëm kanë tentuar të hynë apo të dalin nga RSh, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Kjo, falë edhe pajisjeve moderne të ardhura së fundi në dispozicion të Policisë Kufitare.
Gjithashtu, janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare rreth 80 shtetas në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, duke bashkëpunuar edhe me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, kryesisht Interpol Tiranën dhe FAST Albania-n. Masat janë shtuar edhe në hyrje të RSh, duke iu refuzuar hyrjen në Shqipëri, rreth 500 shtetasve të vendeve të treta, të cilët kanë qënë të dyshuar për qëllimin e udhëtimit.
Komisariati i Rinasit ka një peshë specifike edhe në përpunimin e shtetasve të deportuar dhe për këtë vit janë përpunuar mbi 3200 shtetas, të cilët janë prapësuar kryesisht nga Britania e Madhe dhe Franca.
Me investimet e fundit edhe në këtë drejtim janë rritur masat e sigurisë dhe mjetet teknologjike për përpunimin e dokumentacionit dhe për marrjen e gjurmëve daktiloskopike të të gjithë personave të deportuar.
Nga investimi i thelluar dhe teknologjia e avancuar është bërë e mundur që edhe gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe intervistimit të deportivëve, të kapen rreth 10 persona në kërkim që kishin ndryshuar gjenealitetet, me qëllim shmangien e kontrollit kufitar.
Po gjatë këtij viti, në Rinas, janë goditur edhe 12 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi, kryesisht në hyrje por edhe në dalje, si dhe 6 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim kalimin e kufirit të atyre personave që kanë pasur probleme në hapësirën Schengen. Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat për të shtuar kontrollet, për të menaxhuar fluksin gjatë gjithë këtij sezoni.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SË SHPEJTI NUSE? Fifi i bën kërkesë publike artistit të njohur të këndojë në dasmën e saj (FOTO)
Previous article PUSHTIMI I UKRAINËS/ Irlanda rihap ambasadën në Kiev pas rreth gjashtë muajsh mbyllje

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË SELENICË/ Makina del nga rruga dhe bie nga një lartësi e madhe, humb jetën shoferi! Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË SELENICË/ Makina del nga rruga dhe bie nga një lartësi e madhe, humb jetën shoferi!

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat Aktualitet

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT