• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JEMI TURISTË”/ U kapën në uzinën e Poliçanit duke bërë foto, lirohen 4 çekët
Home
Aktualitet
Kronikë

“JEMI TURISTË”/ U kapën në uzinën e Poliçanit duke bërë foto, lirohen 4 çekët

22 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

4 shtetasit çekë që u kapën dje në zonën e ndaluar të uzinës së Poliçanit, ku dy prej tyre ishin futur në një tunel dhe dy të tjerë po bënin foto, janë lënë të lirë nga policia.

Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se çekët do të hetohen në gjendje të lirë.

Sipas gazetares Lala, turistët kanë pretenduar se janë turistë dhe se kishin ngatërruar rrugën dhe për pasojë kishin përfunduar në një prej tuneleve që të çon në uzinë. Ndërkohë, prokuroria e Beratit do të vijojë hetimet në gjendje të lirë për këta shtetas.

Arrestimi
Siç raportoi edhe dje policia, dy çekë, shtetasit me inicialet TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, pasi kishin thyer derën e njërit prej tuneleve që të çonte në uzinën e Poliçanit, kishin qëndruar aty për disa orë. Ndërkohë, policia arrestoi jashtë tunelit dy bashkëjetueset e tyre, konkretisht shtetaset me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, të cilat ishin duke bërë foto me aparat fotografik.

Gjatë ndalimit të tyre nga policia, 4 shtetasit çekë pohuan se ishin turistë dhe se kishin humbur rrugën. “Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq”, mësohet të jenë shprehur çekët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOSDEKLARIMI, E KEQE E MADHE QË I BËHET INDIVIDIT"/ Ibrahimaj flet për iniciativën për pagat: Në dhjetë ditëshin e ardhshëm…
Previous article TRE MUJORI I PARË/ Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare ka performuar mirë, ndikoi ngritja e bordeve

s.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT