• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS TAKIMIT ME KURTIN NË BRUKSEL/ Vuçiç tryezë bisedimesh me serbët e Kosovës
Home
Rajon

PAS TAKIMIT ME KURTIN NË BRUKSEL/ Vuçiç tryezë bisedimesh me serbët e Kosovës

21 August, 2022 s.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar në Beograd më 21 gusht me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Ky takim në Beograd pason takimin midis Vuçiçit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel më 18 gusht në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimet në Bruksel përfunduan pa asnjë marrëveshjes.

Vuçiç më pas njoftoi se do të takohej me rrethin e gjerë të përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, përfshirë përfaqësuesit e Listës Serbe, partisë udhëheqëse të serbëve në Kosovë që ka lidhje të ngushta me Partinë Përparimtare Serbe të Vuçiçit.

Në takimin e 21 gushtit ka marrë pjesë edhe Milan Radoiçiç, nënkryetar i Listës Serbe, i cili është në listën e zezë amerikane që nga dhjetori i vitit 2021 dhe ka një urdhërarrest aktiv nga Kosova.

Urdhërarresti ka të bëjë me dyshimet për frikësim dëshmitarësh në rastin e njohur si “Brezovica”.
Pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nuk pati deklaratë për media, por Vuçiç pritet të mbajë një adresim drejtuar kombit më vonë gjatë ditës.

Takimet në Beograd vijnë teksa data e 1 shtatorit po afrohet. Në këtë datë do të rinisë zbatimi i dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, që nxitën serbët lokalë në Kosovë të ngrenë barrikada më 31 korrik dhe 1 gusht.

Por, pasi barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit, Qeveria e Kosovës njoftoi për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për një muaj.

Vendimi i parë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia, në ato RKS (Republika e Kosovës). Targat me akronime të qyteteve të Kosovës – sikurse KM, PZ e të ngjashme – që lëshohen nga Serbia, konsiderohen ilegale nga Prishtina zyrtare./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I KISHTE PUBLIKUAR VIDEO INTIME NË RRJETET SOCIALE DHE.../ Vihet në pranga 34-vjeçari në Tiranë
Previous article AGJENTË RUSË NË UZINËN E GRAMSHIT? Eksperti i kriminalistikës: E paralajmërova rrezikun 4 muaj më parë, Lavrovi ktheu në shtëpi Lanën

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT