• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAG LUFTE? Tajvani përgatitet për të përballuar një sulm të mundshëm kinez, 17 avionë luftarakë…
Home
Nderkombetare

PRAG LUFTE? Tajvani përgatitet për të përballuar një sulm të mundshëm kinez, 17 avionë luftarakë…

20 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministria e mbrojtjes e Tajvanit ka njoftuar se ka identifikuar 17 avionë dhe pesë anije kineze që vepronin rreth ishullit, në vazhdën e aktiviteteve ushtarake të Pekinit pranë këtij ishulli.

Ministria tha se katër nga avionët kaluan vijën e ngushticës së Tajvanit, e cila në kohë normale vepron si ndarje jozyrtare mes dy palëve. Ndërsa Kina vazhdon manovrat ushtarake përreth Tajvanit, banorët e ishullit po përpiqen të ruajnë qetësinë. Megjithatë siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo, nga kryeqyteti Taipei, disa banorë po ndërmarrin hapa për t’u përgatitur në rast lufte.

Disa banorë të kryeqytetit Taipei po përgatiten për të paimagjinueshmen, po mësojnë si të japin ndihmën e parë ndërsa stërviten për mbrojtjen civile. Shumica e tajvanezëve nuk mendojnë se do të ketë luftë së shpejti, por disa të tjerë po përgatiten në rast se ndodh.

“Mësova se si të ndaloj gjakderdhjen, si të ndihmoj njerëzit dhe veten time”, thotë për Zërin e Amerikës banori Paul Hsu.

“Është e rëndësishme që përballë situatës aktuale në Tajvan, të jemi të gatshëm, të vetëdijshëm për të qënë gati”, thotë për Zërin e Amerikës banorja Jean Hong.

Për dekada me radhë tajvanezët janë përballur me kërcënimet e Kinës. Pavarësisht të kaluarës, disa thonë se situata aktuale është më urgjente se kurrë.

Zëri i Amerikës bisedoi me Enoch Wu, themelues i organizatës joqeveritare “Forward Alliance”.

“Tajvani u demokratizua rreth 30 vjet më parë. Kjo është mënyra jonë më e mirë për të mbrojtur demokracinë tonë të fituar me vështirësi ndërsa ruajmë paqen. Ky është qëllimi ynë përfundimtar, të ruajmë paqen duke mbrojtur mënyrën tonë të jetesës të fituar me vështirësi.”

Shoqata e Enoch Wu ka organizuar trajnimin për dhënien e ndihmës së shpejtë.

“Për të frenuar konfliktin, është po aq e rëndësishme që qytetarët të jenë të përgatitur sa ç’është e rëndësishme të kesh një ushtri të aftë dhe të besueshme. Ne po i përgjigjemi pyetjes, çfarë mund të bëjë më shumë secili prej nesh për të ndihmuar komunitetin dhe vendin tonë?”

Trajnimet e tjera kanë një qasje më ushtarake. Një kurs në Taipei i përgatit civilët për luftë urbane. Arthur Chang, pjesëmarrës në trajnim, foli me shërbimin Mandarin të Zërit të Amerikës.

“Askush nuk dëshiron luftë. Por nëse shpërthen një luftë, duhet të ngrihesh dhe të luftosh për të mbrojtur njerëzit dhe vlerat që i konsideron të rëndësishme”.

Shumë tajvanezë kanë përvojë ushtarake, por jo të madhe. Aktualisht, burrave tajvanezë u kërkohet të bëjnë vetëm katër muaj trajnim bazë. Ish oficeri i lartë ushtarak, Lee Hsi-min, thotë se nevojiten më shumë trajnime civile për sigurinë kombëtare të Tajvanit.

“Ka kaq shumë të rinj që e urrejnë Kinën. Ata duan të mbrojnë veten, por nuk duan të qëndrojnë në ushtri”.

Ai thotë se është e rëndësishme krijimi i një “force mbrojtëse” vullnetare për të trajnuar tajvanezët për të mbrojtur familjet dhe shtëpitë e tyre. Një numër në rritje tajvanezësh thonë se do të luftojnë për të mbrojtur vendin e tyre.

Të tjerët, thjesht duan të jenë të përgatitur për të ndihmuar fqinjët e tyre në rast se shpërthen një luftë që ata nuk e duan./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRAG TRAGJEDIE NË LEZHË/ Makina përmbyset dhe zhytet në kanalin 1.5 metër të thellë, kalimtari... (VIDEO)
Previous article LUFTA/ Rusia, akuza Ukrainës: Keni helmuar ushtarët tanë, kemi provat gati

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT