Gjykata e Sarandës ka lënë në burg pa afat dy vëllezërit Xhoi dhe Xhanelo Tarja, të cilët akuzohen për vrasjen e 41-vjeçarit Klodian Bakiaj.
Dy vëllezërit Tarja janë ndaluar dy ditë më parë për ngjarjen e ndodhur për shkak të një parkimi ku gjeti vdekjen i goditur me thikë 41 vjeçari Klodian Bakiaj nga Tepelena. Mbi të dy vëllezërit Tarja rëndon akuza “Vrasje me dashje në bashkëpunim” .
Sot në masën e sigurisë të rinjtë me lot në sy kanë kërkuar ndjesë për çfarë ka ndodhur. Ndërsa sipas avokatit Edison Ademi, autori i ngjarjes ka qenë 18 vjeçari Xhoi Tarja.
Pas goditjeve me grushte që viktima i ka dhënë 18 vjeçarit ky u fundit u largua për momentin për t’u rikthyer përsëri ku grindja vazhdonte me vëllanë tjetër Xhanelo Tarja.
Xhoi ka goditur me thikë 41 vjeçarin Klodian Bakiaj, duke i marrë jetën.
Ndërsa për Genci Ahmeti, administrator i hotelit ku punonin dy të rinjtë u mor si masë “Arrest me burg” me afat 1 muaj me akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.


