• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAJ DHE GRURË/ Dy anije të tjera me ushqime dalin nga portet e Ukrainës
Home
Nderkombetare

VAJ DHE GRURË/ Dy anije të tjera me ushqime dalin nga portet e Ukrainës

20 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Dy anije të tjera me grurë dhe vaj luledielli kanë lundruar nga porti ukrainas i Hornomorsk, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, duke e çuar në 27 numrin total të anijeve që janë nisur nga portet ukrainase të Detit të Zi pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB.

Zumrut Ana dhe MV Ocean S, të cilat u lejuan për të lundruar sot, po transportojnë përkatësisht 6,300 ton vaj luledielli dhe 25,000 ton grurë, sipas qendrës së përbashkët koordinuese të krijuar nga Rusia, Ukraina dhe Turqia në bashkëpunim me OKB-në me seli në Stamboll.

Gjithashtu, autoritetet portuale ukrainase treguan sot se produktet bujqësore po ngarkohen edhe në shtatë anije të tjera, të cilat do të transportojnë 66 500 tonë drithë, misër dhe vaj luledielli.

Sipas të njëjtit burim, këto produkte do të dërgohen në Francë, Sudan, Turqi dhe Holandë, raporton abcnews.al

Eksportet e drithërave nga Ukraina ishin ndalur pas pushtimit rus të vendit dhe mbylljes së porteve të Detit të Zi, veprim si rezultat i të cilit çmimet e ushqimeve u rritën në mbarë botën dhe krijoi shqetësim për mundësinë e mungesave në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan një marrëveshje në fund të korrikut që do t’i lejonte Ukrainës të rifillonte eksportin e grurit përmes porteve të saj të Detit të Zi, pavarësisht luftës me Rusinë.

Nga ana e tij, ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov tha dje të premten se dhjetë anije të tjera mallrash po ngarkohen me grurë në portet e Detit të Zi dhe po përgatiten të lundrojnë.

Kubrakov shpjegoi se tashmë 25 anije kanë lundruar nga tre porte të Ukrainës duke transportuar 630,000 ton produkte bujqësore

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK MBARON KALVARI PËR SHQIPTARIN/ Belgjika e transferon për burg në Itali pas mbarimit të dënimit
Previous article DETAJET/ U kapën me armë zjarri e municion luftarak, Gjykata e Lezhës lë në burg Flutura Berishën dhe Nikoll Shernikun

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

TRUMP FIRMOS URDHRA TË RINJ PËR EMIGRACIONIN/ Synon ndryshimin e rregullave për shtetësinë në SHBA Botë

TRUMP FIRMOS URDHRA TË RINJ PËR EMIGRACIONIN/ Synon ndryshimin e rregullave për shtetësinë në SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT