Sot janë përcjellë për në banesën e fundit dy viktimat e atentatit të të djeshëm në mbikalimin e Panajasë në Vlorë.
BalkanWeb ka siguruar pamje nga ceremonia mortore e 37-vjeçarit Shpati Lena dhe 34-vjeçarit Haki Xhezo, si edhe foton e Shpati Lenës .
Kujtojmë se autorët e atentatit kanë qenë tre persona, ndërsa identitetet e tyre janë ende të panjohura.
Sa i përket dinamikës së ngjarjes, ekzekutorët besohet se i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra dhe sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajasë, i janë shfaqur në krah duke hapur zjarr me breshëri kallashnikovi.
Një prej autorëve ka dalë nga makina fillimisht dhe ka qëlluar sërish në drejtim të “Benz-it” të viktimave, ndërsa pak më pas ka dalë edhe qitësi i dytë duke u siguruar se vrasja ishte kryer me sukses.
Ndërkohë bëhet me dije se goditjet kanë qenë preçize dhe janë përqendruar në xhamat e automjeteve.


