• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RASTËSI APO E PLANIFIKUAR? Shpati Lena u ekzekutua në ditën e lindjes, atentati me 2 të vrarë në Vlorë, shoqërohen 15 persona
Home
Breaking News

RASTËSI APO E PLANIFIKUAR? Shpati Lena u ekzekutua në ditën e lindjes, atentati me 2 të vrarë në Vlorë, shoqërohen 15 persona

19 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Vlorës ka shoqëruar të paktën 15 persona të cilët dyshohen se mund të kenë dijeni për atentatin e djeshëm ku mbeti i vrarë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

Lena 37 vjeç dhe Xhezo, 34 vjeç u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në autostradën Levan-Vlorë paraditen e 18 gushtit në afërsi të mbikalimit të Panajasë.

Geno alias Shpati Lena ditën e djeshme, kur u ekzekutua kishte ditëlindjen. Ai bashkë me shokun e tij, Xhezon ishte nisur drejt burgut të Lushnjes.

Në mjet iu gjetën rroba dhe ushqime, që mendohet se do t’ia çonin Eduard Xhezoz, vëllai i Hakim Xhezos.

Eduardi është dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Arben Beqirajt më 2019 në plazhin e Vlorës.

Ditën e djeshme, si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen është shoqëruar edhe djali i Arben Beqirajt.

Sakaq burime nga policia konfirmojnë se janë duke u këqyrur kamerat e sigurisë deri në momentin e daljes në autostradë për të parë lëvizjen e mjetit ku po udhëtonin dy viktimat por edhe të mjetit tjetër “BMW” që u gjet e djegur, çka mund te japë informacion për autorët e krimit.

Ndërkohë po ashtu kontrolle nga policia janë kryer gjate gjithë ditës së djeshme edhe në mbrëmje në banesa të ndryshme.
Grupi hetimor është duke verifikuar lëvizjen e dy viktimave edhe një dite para atentatit, pasi mund te çojë në dëshmitarë që mund të japin sadopak informacion për ngjarjen.

Deri më tani nga policia nuk ka ende gjurmë mbi autorët që dyshohen se mund të jenë me pagesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ U kapën në “shtëpi bari” në Angli, dy të rinjtë shqiptarë dalin para gjykatës: Kam vjedhur energji dhe kam…
Previous article POLICIA AKSION/ Kapet në Durrës “ushtari” i Nuredin Dumanit

s.autor

Postime të ngjashme

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia… Aktualitet

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë Aktualitet

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT