• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGJARJET KRIMINALE NË VEND/ Meta: Policia tani mbledh vetëm gëzhojat, krimi i lidhur me politikën
Home
Politikë

NGJARJET KRIMINALE NË VEND/ Meta: Policia tani mbledh vetëm gëzhojat, krimi i lidhur me politikën

18 August, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir meta, gjatë një takimi me strukturat e partisë që drejton në qytetin e Elbasanit, ka theksuar se Shqipëria ka probleme të mëdha.

Sipas tij Elbasani është qyteti më i prekur nga varfëria dhe nga krimi në Shqipëri.

Sipas tij qytetarët e Elbasanit janë bërë shpesh dëshmitarë të ngjarjeve të rënda kriminale në qytetin e tyre, kjo për shkak të nxitjes që politika po i jep krimit.

Ai tha gjithashtu se kohët e fundit policia është e specializuar vetëm për mbledhje gëzhojash, kjo për shkak se politika është e lidhur me krimin.

“Elbasani rezulton qarku më i varfër i Shqipërisë pas Kukësit. Ky është një problem i madh që tregon shumë për lënien pas dore të këtij qyteti dhe të këtij qarku, që tregon shumë për mungesën e madhe të mundësive për të rinjtë dhe të rejat dhe qytetarët e Elbasanit. Tregon se Elbasani është i braktisur. Elbasani renditet ne 398 mijë lek, duke qenë 33% nën mesataren e vendit. Një nivel shumë i ulët. Vetëm nga rritja e çmimet të karburantit bujqësia ka marrë një goditje të madhe financiare. Rritja e shpenzimeve të fermerëve për naftën ka sjell dëm dhe shkatërrim për ekonominë bujqësore. Për fat të keq ka patur hapa mbrapa në mbështetjen e bujqësisë në gjithë këto vite. Por ky nuk është i vetmi problem i Elbasanit, një qyteti i njohur për kulturën është kthyer në një qytet demonstrimi të forcës, dhunës dhe viktimave pa fund, dhe kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit, si një nxitës i grupeve të të fortëve dhe të nënshtrimit të shtetit, policisë para tyre. Qytetarët e Elbasanit kanë qenë shpesh dëshmitarë nga tronditjet e mëdha që i kanë ardhur qytetetit. Në 24 orë 3 atentate dhe katër viktima përfshirë këtu edhe qytetin tuaj, në 8 muaj dyzet e ca atentate. Specializimi i policisë kohët e fundit është mbledhja e gëzhojave, pasi policia është e mpirë për shkak të lidhjes së krimit me politikën. Këtu promovohen policët që nuk bëjnë detyrën”, tha Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYSHOHET SE KA KRYER VRASJE/ Një prej viktimave në Vlorë me dy akuza të rënda, si e liroi gjyqtarja Arbana Selmanaj nga burgu
Previous article BALLKANI DREJT "SHPËRTHIMIT"/ Rusia dhe Kina gati të ndezin rajonin

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT