• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHTE KRIM PËR HAKMARRJE? Lidhja mes atentatit të parandaluar sot në Shëngjin dhe vrasjes së Brilant Martinajt në Fushë- Krujë
Home
Breaking News

ISHTE KRIM PËR HAKMARRJE? Lidhja mes atentatit të parandaluar sot në Shëngjin dhe vrasjes së Brilant Martinajt në Fushë- Krujë

17 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një atentat i mundshëm është parandaluar ditën e sotme pas ndërhyrjes së policisë në zonën e Kunës në afërsi të Shëngjinit.

Në pranga policia vendosi 28-vjeçarin Nikoll Shernikun, i cili më parë ka qenë i dyshuar si person i përfshirë në vrasjen e efektivit Xhuljo Prela në 2021, e poashtu dhe Flutura Berisha, e cila ndodhej me 28-vjeçarin në momentin e arrestimit.

Paraprakisht dyshohet se atentati i parandaluar sot ishte një krim për hakmarrje, që lidhet me atentatin e ndodhur disa javë më parë në Fushë Krujë, ku mbetën të vrarë Brilan Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Shënjestër e atij atentati ishte pikërisht Martinaj, i cili bën lidhjen mes dy ngjarjeve, pasi ai ka qenë autori i dyshuar për vrasjen e efektivit Prela.

26-vjeçari Xhulio Prela u vra në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Gajush. Nga hetimet për vrasjen e efektivit, janë gjetur dy armë të cilat pas ekspertizës së bërë rezultoi se ishin të përdorura në vrasjen e tij. Arma tip kallashnikov u përdor nga autorët për të qëlluar drejt kamerave të sigurisë të një karburanti që kishin filmuar vrasjen e efektivit, ndërsa arma tjetër tip pistolet TT pas ekspertizës balistike u provua që ishte arma që i mori jetën efektivit të FNSH.

Konflikti i dy viteve më parë i autorëve me Xhulio Prelën dyshohet se nisi pas një sherri për dritat e gjata të makinës, pasi Prela, i cili po kthehej nga fshati Kosmaç i Shkodrës ndaloi teksa autorët i sinjalizuan me drita dhe elektrik dore. Duke menduar se ata mund të kishin nevojë për ndihmë, Prela ndaloi por u përball me plumbat nga një pistoletë TT e autorëve. Prokuroria tha se nga analiza e qelizave telefonike, ishte provuar se në vendngjarje ndodhej edhe Brilant Martinaj.

Që prej dhjetorit të vitit 2020 Redion Hysa dhe Sokol Hysa u futën në burg, pasi kushërinjtë ishin ata të cilët qëlluan kamerat e sigurisë. Ndërkohë Nikoll Sherniku u lirua pak kohë më parë për mungesë provash. Më pas Nikoll Sherniku u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Lezhës së bashku me Sokol Hysën, ndërsa Redion Hysa vijon të jetë në burg.

Duket se këto ngjarje janë të lidhura me njëra tjetrën dhe po përgatitej një hakmarrje. Megjithatë pritet që policia pas hetimeve të sqarojë plotësisht se kush ishte shënjestra e radhës për tu eliminuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TMERR NGA ZJARRET NË SPANJË/ Treni bllokohet mes flakëve, plagosen pasagjerët
Previous article LARGIMI I SHQIPTARËVE ME GOMONE/ Salianji: Të rinjtë s’kanë mundësi të punësohen, administrata e mbushur me trafikantë

s.autor

Postime të ngjashme

FIERZA NË RËNIE NGA THATËSIRA/ KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie Aktualitet

FIERZA NË RËNIE NGA THATËSIRA/ KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë Aktualitet

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient Aktualitet

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT