• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË RRAHËN DHE KËRCËNUAN…”/ Vëllezërit i grabisin shtëpinë dhe dhunojnë vajzën, si u dështoi plani
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË RRAHËN DHE KËRCËNUAN…”/ Vëllezërit i grabisin shtëpinë dhe dhunojnë vajzën, si u dështoi plani

17 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy vëllezër kanë përfunduar në prangat e Policisë së Dibrës pasi akuzohen se kanë grabitur me forcë banesën e një të afërmeje të tyre.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Pejkë të Njësisë Administrative Melan.

NGJARJA

Fjoralb dhe Arsen Mani, përkatësisht 25 dhe 27 vjeç, kanë hyrë në shtëpinë e fqinjëve për të vjedhur, duke menduar se në ato momente nuk kishte njerëz në banesë. Ndërsa kanë nisur kontrollet për të marrë sendet me vlerë, në banesë ka qenë vajza e familjes, e cila jo vetëm është përballur me grabitësit, por edhe i ka njohur ata, pavarësisht se të maskuar.

Operacioni policor i koduar “Goods”, bëri të mundur arrestimin e vëllezërve brenda pak orëve nga grabitja.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Maqellarë, pas marrjes së njoftimit se 2 persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Pejkë dhe i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, në kuadër të operacionit policor të koduar “Goods”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, nga ana e shërbimeve të Policisë u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve: Fjoralb Mani, 25 vjeç, dhe Arsen Mani, 27 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Pejkë, Maqellarë, për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’, kryer në bashkëpunim”, sqaroi Policia. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

banesa e grabitur

DËSHMIA

Vajza e familjes tha se grabitësit e kanë dhunuar dhe e kanë kërcënuar me vrasje nëpërmjet një kaçavide. Ajo deklaroi se i kishte pikasur dy vëllezërit, ndërsa kishin shfrytëzuar një dritare të hapur për të hyrë në vilën trekatëshe.

“Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person që hidhet nga penxherja. Shikoj se pas derës sime ishte i vëllai dhe në momentin që panë se unë dola jashtë, më kapën për flokësh, më tërhoqën zvarrë dhe më dhunojnë.

Më dhunojnë dhe më kërcënojnë me kaçavidë në dorë, më thanë hiq telefonin ose të vramë.

Vajza deklaron gjithashtu se dy të rinjtë që i hynë në banesë dhe i vodhën sende me vlerë, si paratë apo florinjtë, janë banorë të fshatit dhe se kanë njohje me ta.

Vajza me iniciale M.Gj., deklaroi se hajdutët kanë kryer kontrolle në të gjithë katin e tretë të shtëpisë, duke shkaktuar rrëmujë.

“Janë kushërinjtë e mi, jam rritur bashkë me ta. Më kanë vjedhur florinjtë dhe paratë. Katin e tretë e kanë shkatërruar plotësisht, katin e dytë të dhomës sime. Nëse do t’u kishte premtuar koha do kishin ardhur dhe poshtë”, deklaroi më tej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARANDALOHET ATENTATI NË LEZHË/ Në pranga një vajzë dhe i përfshiri në vrasjen e një polici
Previous article DEKLARATA E PRESIDENTIT BEGAJ PËR "OPEN BALKAN"/ Meta i kundërpërgjigjet me simbolin e shqiponjës me duar: E papranueshme që Serbia…

s.autor

Postime të ngjashme

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun Aktualitet

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se… Aktualitet

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT