• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ OKB: Më shumë se gjysmë milionë tonë grurë janë eksportuar nga Ukraina
Home
Nderkombetare

LUFTA/ OKB: Më shumë se gjysmë milionë tonë grurë janë eksportuar nga Ukraina

17 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Mbi gjysmë milion ton grurë janë eksportuar nga Ukraina nëpërmjet Detit të Zi që nga fillimi i gushtit, sipas njoftimit të Kombeve të Bashkuara.

Që prej arritjes së marrëveshjes në fund të muajit të kaluar për të rifilluar eksportet, janë miratuar 36 kalime anijesh me grurë, tha OKB, duke shtuar se 21 anije u larguan nga portet e Ukrainës në drejtim të Bosforit.

Gjithsej 27 anije mallrash u kontrolluan në Turqi sipas marrëveshjes, raporton abcnews.al.

Vlerësohet se mbi 20 milionë tonë drithë dhe produkte të tjera janë bllokuar në Ukrainë që nga fillimi i luftës, 24 shkurt, të cilën Rusia e pagëzoi si “operacion special ushtarak”, duke vendosur bllokadë në portet e vendit fqinj.

Nga produktet e eksportuara, më shumë se një e katërta shkoi në Turqi, 22% në Iran dhe Korenë e Jugut, 8% në Kinë dhe 6% në Irlandë, sipas shifrave të OKB-së.

Dje e martë 16 gusht, “Brave Commander”, një anije mallrash e marrë me qira nga organizata, u nis me destinacion Afrikën Lindore, për të transportuar grurë në Etiopi.

Sipas llogaritjeve të OKB-së deri më tani janë eksportuar në total 560 mijë tonë grurë.

Në fund të korrikut, palët ndërluftuese Rusi-Ukrainë ranë dakord për garancitë e ndërmjetësuara nga OKB-ja dhe ndërmjetësimi i Turqisë për të hapur një rrugë detare për të lejuar Ukrainën të rifillojë eksportin e produkteve agro-ushqimore përmes porteve të saj të Detit të Zi, pavarësisht luftës me Rusinë.

OKB-ja ka paralajmëruar për muaj të tërë kundër rrezikut të mungesës së ushqimit dhe urisë në vendet e varfra të botës nëse Ukraina, një furnizues kryesor ndërkombëtar, nuk arrin të rifillojë eksportet që u pezulluan kur ushtria ruse pushtoi territorin e saj më 24 shkurt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI I KURTIT ME VUÇIÇ/ Si janë parashikimet e analistëve ndërkombëtarë për dialogun Kosovë-Serbi
Previous article KUJDES! Nëse shkoni në shtrat në këtë orar, rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT