• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRKOI 4 MILION LEKË PËR NDRYHIMIN…/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi arrestin në shtëpi për gjyqtaren Zamira Vyshka
Home
Aktualitet
Kronikë

KËRKOI 4 MILION LEKË PËR NDRYHIMIN…/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi arrestin në shtëpi për gjyqtaren Zamira Vyshka

16 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka e cila u arrestua më 22 korrik. Edhe për dy avokatët e tjerë të arrestuar bashkë me gjyqtaren një muaj më parë, Ilir Pashaj dhe Taulant Ramollari janë lënë në masën “arrest me burg”.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura gjyqtarja tha se hetimi është i montuar.

HETIMI PËR GJYQTAREN ZAMIRA VYSHKA

Hetimi i SPAK ndaj Vyshkës ka nisur pas një denoncimi anonim që i është dërguar këtij organi të drejtësisë. Më pas ky denoncim është referuar në Policinë e Shtetit nga ana e SPAK dhe uniformat blu kanë hapur menjëherë çështjen.

“Dua të jap një informacion për gjyqtaren famëkeqe të Elbasanit, Zamira Vyshka. Kjo gjyqtare si një ndër më të korruptuarat nuk ndalet as nga frika e SPAK apo institucioneve të tjera që veprojnë në vend. Ajo është duke kryer një aferë korruptive me një dosje që ka aktualisht në dorë. Bëhet fjalë për çështjen e dërgimit në gjyq për të pandehurin Xhuljo Musaj, i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje dhe ndodhet i arrestuar në paraburgimin e Elbasanit”, thuhet në nisje të denoncimit anonim që posedon SPAK.

Arrestimi i gjyqtares dhe avokatit ndodhi më 22 korrik të këtij viti dhe pas më shumë se 3 orësh marrje në pyetje, ndaj gjyqtares u caktua masa ‘arrest shtëpie’. Xhulio Musai akuzohej për plagosje dhe dosja e tij penale po shqyrtohej nga gjyqtarja Vyshka.

Familjarët e Musait i kanë thënë avokatit Ilir Pashaj që t’i dërgonte gjyqtares shumën prej 2 milionë lekë të vjetra, në mënyrë që ajo të zbuste masën e dënimit për të pandehurin.

Por gjyqtarja e Elbasanit nuk e ka pranuar shumën e propozuar nga familjarët dhe ka kërkuar 4 milionë lekë të vjetra si shpërblim për ndryshimin e masës së sigurisë. Në këtë moment pa përfunduar ende paratë në duart e saj, Vyshka është vënë në pranga nga policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËNVARIANTET E COVID ME TRANSMETUESHMËRI TË LARTË"/ Drejtoresha e ISHP: Ja çfarë pritet të ndodhë në vjeshtë
Previous article U DËMTUA NË NDESHJEN HAPËSE NDAJ SASUOLOS/ Ja sa do të qëndrojë jashtë fushave Di Maria

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT