• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KRIZA DHE ÇMIMET REKORD/ BSH: Qeveria, tjetër paketë për shtresat në nevojë
Home
Ekonomi

KRIZA DHE ÇMIMET REKORD/ BSH: Qeveria, tjetër paketë për shtresat në nevojë

7 August, 2022 s.autor Ekonomi

Qeveria duhet të mbështesë  me një tjetër paketë familjet me të ardhura të pakta për të kompensuar rritjen drastike të  çmimeve. Ky është rekomandimi i Bankës së Shqipërisë  në një kohë që në vend po regjistrohen çmime rekord të produkteve ushqimore.

Në përgjigje të pyetjes së drejtuar nga ABC, banka Qendrore thekson se rritja e inflacionit është një shqetësim serioz dhe në  pjesën e mbetur të vitit parashikohet që  të forcohet edhe më shumë.aktualisht  në vend nuk po zbatohet asnjë subvencion për pensionistët dhe familjet në nevojë pasi paketa e miratuar  nga qeveria ku pensionistët përfitonin 3 mijë lekë  ka përfunduar në muajin qershor.

“Rritja e inflacionit është padyshim një shqetësim serioz për familjet shqiptare, dhe sidomos për ato me të ardhura të pakta.Një paketë e dytë suporti do të ishte – natyrisht – e dëshirueshme për familjet shqiptare. Megjithatë, mundësia e aplikimit dhe formati i saj duhen akomoduar brenda kufizimeve të buxhetit, jo thjesht të vitit aktual por edhe atij të vitit të ardhshëm, për të mos dëmtuar qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike. Sa më sipër, i takon qeverisë shqiptare të bëjë analizat dhe të ndërmarrë masat e duhura, në interes të shpërndarjes sa më të drejtë të kostove të kësaj goditjeje dhe të rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit.”

Shtrenjtimi  i  çmimeve  në vlerësimet e Bankës së Shqipërisë parashikohet të ndikojë edhe në ecurinë ekonomike në vend.

“Për nga vetë origjina e goditjes, nivelet e larta të inflacionit kanë një ndikim negativ mbi ritmin e rritjes ekonomike. Sikundër e kemi theksuar, rritja e shpejtë e inflacionit gjatë vitit 2022 ka ardhur si pasojë e rritjes drastike të çmimeve të ushqimeve, të produkteve energjitike dhe të lëndëve të para në tregjet botërore gjatë këtij viti. Shqipëria, si një importues neto i një pjese të madhe të këtyre produkteve, do të detyrohet të paguajë një faturë më të lartë importi, sidomos për ato produkte të cilët nuk kanë zëvendësues në ekonominë tonë. Kjo nënkupton edhe një nivel relativisht më të ulët shpenzimesh për mallrat dhe shërbimet e prodhuara në vend, gjithnjë në raport me situatën e mungesës së goditjes.”

  Në vlerësimet aktuale Banka e Shqipërisë  parashikon se rritja ekonomike për vitin aktual pritet të jetë rreth intervalit 3.5 – 4%. Më tej, për dy vitet e ardhshme, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rritje rreth nivelit 3%

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I "DIABOLIK"/ Saga e gjatë e vrasjeve dhe lidhja me mafien shqiptare. Ende mister “porositësi”
Previous article SULMET RUSE/ Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike: Shpëtuam për mrekulli nga një katastrofë bërthamore

s.autor

Postime të ngjashme

NAFTA ARRIN NË NIVEL REKORD/ Çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri? Ekonomi

NAFTA ARRIN NË NIVEL REKORD/ Çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri?

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet Ekonomi

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT