• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA NË NEW YORK/ Flasin fqinjët e aktorit që u vetëvra bashkë me gruan: Sot kishte ditëlindjen, iu ankua nënës në telefon për…
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJEDIA NË NEW YORK/ Flasin fqinjët e aktorit që u vetëvra bashkë me gruan: Sot kishte ditëlindjen, iu ankua nënës në telefon për…

7 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Belliu u hodhën nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonin në Nju Jork, mëngjesin e djeshëm, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas mediave amerikane të cilat citojnë dëshmitarët në vendngjarje viktimat ishin një “çift i qetë” që shiheshin shpesh duke shëtitur.
“Është e trishtueshme…po mendoj për fëmijët e tyre,” tha një dëshmitar.

Frank Mussumeci, një punëtor ndërtimi, tha se një koleg i tij ishte duke pirë kafe pranë portës së rrugës kur “Ai dëgjoi një bum, si një copë e madhe çeliku…që u përplas në tokë. Pastaj dëgjoi një fëmijë duke bërtitur, ‘Mama, Mama’ Ai shikoi mbi portë dhe pa dy trupa atje.

Çifti dhe dy djemtë e tyre të vegjël u vendosën në ndërtesë tre muaj më parë, tha fqinji i tyre.

“Është e frikshme. Trupat janë ende aty”, vuri në dukje fqinji.

Bashkëshortja e mirëmbajtësit të ndërtesës, Shadie Perkaj, tha se dëgjoi një zhurmë të fortë dhe më pas erdhi policia.

“Mendova se mbase po ziheshin lart dhe ndoshta djali që po pastronte plehrat thirri policinë, pas pesë minutash erdhi policia”, tha Perkaj, duke shtuar se çifti ishte “shqiptar si ne. I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë së bashku, me dy fëmijë. Nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte.”

Pas reflektimit, Perkaj tha se burri ishte shpesh i zemëruar, ndërsa gruaja dukej “e qetë”.

Ajo beson se çifti ishte i martuar për gjashtë vjet.
“Sot kishte ditëlindjen, më tha nëna e tij. Ai sapo foli me mamanë e tij në mëngjes”, tha Perkaj, duke shtuar se ishte ankuar se nuk mund të hapte dritaret e banesës së tij.

Punëtori i ndërtimit Harold Johnson tha se ai u takua me çiftin rreth orës 22:30 të premten dhe pyeti nëse gjithçka ishte në rregull.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E FTOI BRENDA DHE..."/ Shqiptari del para gjykatës në Zimbabve, akuzohet se përdhunoi punonjësen 29-vjeçare në kazinonë e tij (EMRI)
Previous article "DËGJUAM TË BËRTITURA FËMIJËSH..."/ Media publikon pamjet pak minuta pas ngjarjes, ja vendi ku aktori shqiptar i dha fund jetës së bashku me gruan

s.autor

Postime të ngjashme

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë Aktualitet

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

INCIDENT PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston Aktualitet

INCIDENT PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT