• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JEHONË” VRASJES SË 7-VJEÇARES/ Mediat britanike: Rasti i tretë në një muaj ku në plazhe u shkaktojnë aksidente turistëve
Home
Aktualitet
Kronikë

“JEHONË” VRASJES SË 7-VJEÇARES/ Mediat britanike: Rasti i tretë në një muaj ku në plazhe u shkaktojnë aksidente turistëve

5 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mediat britanike i kanë bërë jehonë ditën e sotme tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u vra nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase.

“The Mirror”, “TheSun” dhe “DailyMail” kanë publikuar artikuj për ngjarjen e rëndë, duke sqaruar se vogëlushja Jonada jetonte në lagjen Barking të Londrës me prindërit e saj, Bledarin dhe Ermirën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pjesë nga artikulli i publikuar në mediat britanike

Një vajzë e re britanike ka humbur jetën në një aksident të tmerrshëm pasi dyshohet se u godit nga skafi i një polici jashtë shërbimit teksa po pushonte në Shqipëri.

 

 

Vdekja e Jonada Avdias ka sjellë protesta në të gjithë vendin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrave. Shtatë vjeçarja humbi jetën pasi polici Arjan Tase dyshohet se po manovronte rrezikshëm me skafin e tij në plazhin e Potamit në Himarë, në jug të Shqipërisë.

Policia konfirmoi se rreth orës 14:00 të së martës shoferi i skafit humbi kontrollin dhe goditi fëmijën nga Barking në Londër, e cila vdiq menjëherë në vendngjarje.

Ai pritet të dalë të premten para gjykatës së Vlorës pasi u akuzua për vrasje nga pakujdesia.

Pedagogu Bislim Ahmetaj ka shpërndarë një postim prekës në rrjetet sociale duke thënë: “Shqiptarët po vajtojnë për Jonadën dhe familjen e saj, ndërsa për ty, vrasës i fëmijëve dhe ëndrrave, nuk do të ketë varr. Drejtësia për Jonadën duhet dhe do të vendoset nga qytetarët shqiptarë”.

Ai zbuloi gjithashtu një bisedë prekëse që kishte bërë me babain e vajzës, Bledarin.

Babai i pikëlluar i tha se po e mbante për dore vajzën e tij kur ajo u godit dhe tha: “Duhet të kisha vdekur unë”.

Vajza e re ishte me pushime me familjen në vendlindjen e prindërve të saj, por familja thuhet se ka jetuar në Britaninë e Madhe për dy dekadat e fundit dhe Jonada ka lindur në Londër.

Për shkak të aksidentit tragjik, Drejtori i Policisë Gledis Nano shkarkoi rreth 15 efektivë, duke thënë se “nuk do të tolerojë asnjë oficer policie, drejtues që nuk zbaton me rigorozitet dhe ndershmëri detyrat funksionale, në interes të mbrojtjes së jetës së qytetarëve”.

Ky është rasti i tretë në një muaj ku skafet në plazhet e Shqipërisë u shkaktojnë aksidente turistëve. Me qindra qirinj dhe lule janë vendosur aty ku humbi jetën Jonada, si dhe para Kryeministrisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE! Zbulohet e shkuara e errët e Amber Heard-Si rekrutonte vajza seksi në festat sekrete me miliarderët...
Previous article MOSDEKLARIMI I PAGAVE/ Tatimet nisin kontrollin për kompanitë e sigurimeve, mediat e institucionet e arsimit privat

s.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT