• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAPEN 80 MIJË LITRA NAFTË KONTRABANDË NË DURRËS/ Pranga kapitenit dhe mekanikut të peshkarexhës, si e kishin përshtatur depozitën brenda anijes
Home
Aktualitet
Kronikë

KAPEN 80 MIJË LITRA NAFTË KONTRABANDË NË DURRËS/ Pranga kapitenit dhe mekanikut të peshkarexhës, si e kishin përshtatur depozitën brenda anijes

4 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit ka sekuestruar ditën e sotme 80 mijë litra naftë në një peshkarexhë, ndërsa në pranga kanë rënë kapiteni i saj Flamur Aliu dhe mekaniku Nuri Xheka, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim, i cili ishte administrator i anijes.

Sipas policisë, ata kishin përshtatur një depozitë në peshkarexhë, për mbajtjen e rreth 80.000 litrave naftë të kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore, si dhe si rezultat i punës profesionale policore, në kuadër të operacionit “Diesel”, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe vënien në pranga të shtetasve:

– F. A., 65 vjeç, banues në Durrës, kapiteni i peshkarëxhës dhe N. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, mekaniku i peshkarexhës.

Nga veprimet hetimore të kryera, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, Policinë Kufitare, Degën Doganore Durrës, Antikontrabandën Detare dhe FSPD Port Durrës, rezultoi se këta 2 shtetas, së bashku me shtetasin në kërkim A. M. (administrator i peshkarexhës), kishin dalë në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, me qëllim marrjen e një sasie prej rreth 80.000 litrash naftë dhe futjen e saj kontrabandë.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë gjetën të përshtatur një depozitë në peshkarexhën e këtyre shtetasve, për mbajtjen e naftës së kontrabanduar. Peshkarexha, së bashku me sasinë e naftës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M., si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TENSIONEVE NË VERI/ Kurti dhe Vuçiç do të takohen në Bruksel
Previous article EMRI/ U gjet i copëtuar në qese mbeturinash, kush është shqiptari që u masakrua në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

POLICIA OPERACION NË LEZHË/ Zbulohet shtëpia e barit me 5 ambiente kultivimi, arrestohen dy persona Aktualitet

POLICIA OPERACION NË LEZHË/ Zbulohet shtëpia e barit me 5 ambiente kultivimi, arrestohen dy persona

EMRI/ Theu masën e arrestit shtëpiak dhe grabiti me dhunë farmacinë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje 45-vjeçari Aktualitet

EMRI/ Theu masën e arrestit shtëpiak dhe grabiti me dhunë farmacinë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje 45-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT