Arjan Tase, ish-shefi i Komisariatit të Himarës i cili drejtonte gomonen që përplasi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin e Potamit në Himarë, rezulton të ketë qenë i pezulluar nga detyra më parë.
Sipas News24, ka qenë prokuroria që e ka pushuar çështjen asokohe. Kjo ka ndodhur për faktin se Prokurori i Çështjes Maksim Sota është arrestuar nga SPAK për korrupsion dhe trafik droge.
Ngjara e ndodhur në 2020.
Më datën 03.10.2020 në kontrollin e monitorimit ajror nga Guardia di Finanza në territorin që mbulonte si shef komisariati Arjan Tase, janë konstatuar 6690 rrenje kanabis në Vranisht bashkia Himarë.
Me vendim të Gjykatës Vlore nr. 299 date 13.12.2020 është caktuar masë sigurimi personal për A. Tasen “Pezullim të ushtrimit të një detyre ose shërbimi publik” .
Bazuar në vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë nr. 60 datë 06.01.2021 e cila ka ndryshuar statusin e këtij punonjësi nga pezullim të ushtrimit publik në detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore Vlorë.
Bazuar në këtë vendim në datë 18.01.2021 është ndërprerë pezullimi disiplinor i këtij punonjësi. Po kështu çështja është pushuar vetëm për këtë punonjës nga prokurori ndaj ishte përsëri në punë.


