• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E TËRHOQI PREJ FLOKËSH”/ Ishte xheloz, shqiptari vret gruan 30 minuta pasi kërkoi urdhër mbrojtje në polici, ja si ndodhi krimi në Zakynthos
Home
Aktualitet
Kronikë

“E TËRHOQI PREJ FLOKËSH”/ Ishte xheloz, shqiptari vret gruan 30 minuta pasi kërkoi urdhër mbrojtje në polici, ja si ndodhi krimi në Zakynthos

1 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja që ka ndodhur në Zakynthos, ku një 51-vjeçar shqiptar i ka marrë jetën bashkëshortes së tij 41-vjeçare, duke e goditur disa herë me thikë.

Sipas informacioneve të para nga mediat greke, autori pas një sherri ka rrahur rëndë gruan e tij dhe më pas e ka goditur disa herë me thikë në gjoks dhe qafë, me viktimën që ka ndërruar jetë pak minuta pas mbërritjes në spital.

Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur pasi gruaja kishte bërë padi për dhunë në familje jo një herë, por dy herë.

E para ishte më 18 qershor, ku më pas bashkëshorti i saj u la i lirë me urdhër të prokurorit që të mos i afrohej deri në 100 metra.

Megjithatë, pas një kohe ai u lejua të kthehej në shtëpi. Por, ditën e djeshme viktima ka ngritur një padi të re ndaj tij për të njëjtën arsye dhe pas 30 minutash 51-vjeçari i mori jetën.

Mediat greke raportojnë se fqinjët kanë dëgjuar zëra dhe kanë njoftuar policinë, ndërsa viktima u gjet e zhytur në një pellg gjaku në ballkonin e shtëpisë përdhese, me shumë shenja dhune dhe mavijosje në trup.

Në fakt, një fqinje ka raportuar se e ka parë atë duke e tërhequr për flokësh gruan e tij dhe duke i thënë, “do të të vras”.

Në zonë është gjetur edhe një thikë e shtrembër me gjak.

Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur që jetonin me ta në Tsilivi dhe djalin e rritur që jetonte jashtë Zakynthos.

Gruaja punon në një hotel të zonës dhe autori dyshohet se ka qenë xheloz për të. Policia ka nisur hetimet për gjetjen e vrasësit të dyshuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Të shtëna me armë në Florida, 7 të plagosur, sulmi nisi pas një sherri masiv
Previous article "GANGSTERËT E DETIT"/ Gledis Nano urdhëron kontrolle të rrepta. Zbulohet letërporosia për masat

s.autor

Postime të ngjashme

FIERZA NË RËNIE NGA THATËSIRA/ KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie Aktualitet

FIERZA NË RËNIE NGA THATËSIRA/ KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë Aktualitet

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient Aktualitet

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT