• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Zbulohet parcela me kanabis në një zonë të pyllëzuar në Pukë, pranga babait 45-vjeçar, djalit dhe nipit të tij
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ Zbulohet parcela me kanabis në një zonë të pyllëzuar në Pukë, pranga babait 45-vjeçar, djalit dhe nipit të tij

30 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbulohet një parcelë me kanabis në një zonë të pyllëzuar në Pukë, ndërsa në pranga anë rënë babai, djali dhe nipi i tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Laku” pas hekurave ranë shetasit L. S., 45 vjeç, djali dhe nipi i tij, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, të tre banues në Nikël të Krujës.

VIDEO

NJOFTIMI I POLICISË
Kapen dhe arrestohen në flagrancë, duke vaditur bimët narkotike, 45-vjeçari, djali dhe nipi i tij, që shkonin nga Nikla në Qafën e Malit, Pukë, për të kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar.

Sekuestrohen dhe asgjësohen më anë të djegies, qindra bimë të dyshuara narkotike kanabis.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrolleve intensive të territorit, në çdo skaj të vendit, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Laku”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-L. S., 45 vjeç, djali dhe nipi i tij, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, të tre banues në Nikël, Krujë.
Nga veprimet e kryera në kuadër të operacionit të koduar “Laku”, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Laku i Palucajve”, në territorin e fshatit Qafë-Mali, 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRAH BASHKËSHORTES DHE MBESËS/ Berisha ndan foton nga Rugova: Mendja ime fluturon çdo ditë në këto Bjeshkë të bekuara
Previous article POSTON FOTON KRAH TË SHOQES DHE KA NJË MESAZH/ Ilir Meta: Bashkë me Monën...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT