• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË ELBASAN/ Pronarët e banesës ku jetonte çifti tregojnë si ndodhi ngjarja: 37-vjeçari iku pas mesnate dhe përplasi derën! Dyshohet se…
Home
Breaking News

VRASJA NË ELBASAN/ Pronarët e banesës ku jetonte çifti tregojnë si ndodhi ngjarja: 37-vjeçari iku pas mesnate dhe përplasi derën! Dyshohet se…

30 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pronarët e banesës ku qëndronin me qira çifti i bashkëjetuesve ku ndodhi krimi në familje mëngjesin e sotëm në Elbasan kanë treguar për mediat si ka ndodhur ngjarja.

Sipas pronarit të banesës, 37-vjeçari Ramis Mici ka dalë nga banesa rreth orës 01:00 pas mesnate dhe ka përplasur derën. Ata kanë vënë re sjellje të çuditshme dhe pasi kanë konstatuar dritat ndezur janë ngjitur në katin e dytë për të kontrolluar. Në atë moment kanë parë 37-vjeçaren Jetlira Elezi të shtrirë në tokë dhe të mbuluar në gjak.

Ai shprehet se çifti kishin pasur debate 5 ditë më parë dhe 37-vjeçarja kishte bërë denoncim në polici duke u pajisur me urdhër mbrojtje. Megjithatë edhe në ditët në vijim ata kanë vijuar të jetojnë në të njëjtën banesë.

E ndjera ishte nënë e një vajze nga martesa e saj e mëparshme, dhe vetëm pak ditë më parë e bija ishte larguar nga banesa e saj duke shkuar pranë të atit.

“Jetonin me qira. U grindën të dy. Pa e ditur neve se si. Rrinin të dy këtu. Kishin një muaj që kishin ardhur. Erdhën nga një grindje e vogël. A e solli ajo, a e solli ai, ikën në polici, denoncoi. Erdhi policia këtu. Nuk e pamë si ndodhi.

Para 4-5 ditësh denoncoi në polici. Ajo iku nga shtëpia, i lirova unë një dhomë. Ajo punonte në privat. Ai punonte te këto gipsat a nuk e di ku punonte. Nuk e dimë përpara. Këtu jo. Policia i kishte dhënë urdhër mbrojtje si thoshte ajo. Mbrëmë në orën 1 pa 10 vjen këtu në ballkon. Doli ai nga dera. Kishte përplasur derën e pa gruaja. Edhe ajo vetëm qe se gocën e kishte te burri. Si përfundim shiko në kat të dy drita ndezur.

Ajo e kishte derën hapur. Zbrita poshtë, dola në cep. Ajo ishte mbuluar në gjak, kishte mbaruar. Në orën 1 pa 10 ka dalë ai që iku. Unë dola këtu. E kishte shtrirë me kurriz. Këtu ishte bërë gjithë gjak. Vajza jetonte me atë. Kishte tre katër ditë që kishte ikur te i ati. Erdhi policia këtu i bënë dokumentet. Ne ishim në gjumë kur ndodhi ngjarja”, shprehet pronari i banesës.

Ndërkohë bashkëshortja e tij thotë se çifti kishin vetëm një muaj që jetonin me qira në shtëpinë e tyre dhe nuk kanë pasur probleme më herët gjatë këtyre javëve.

“Unë kam një veti që nuk para llafosem. Mirëmëngjes, mirëmbrëma. Një muaj kishte ajo këtu. Ai ishte nga Selita. Ajo nuk e di nga ishte gocë. A bashkëjetonin, a të martuar. Vetëm para 5 ditësh kemi dëgjuar probleme mes çiftit. Sa kanë ardhur te ne nuk kanë pasur probleme”, thotë ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PA TY NUK MUJ MË"/ Romeo Veshaj shkruan këngë për Aleksia Peleshin?
Previous article MOT I KTHJELLËT E RRITJE TEMPERATURASH/ Në cilat zona të vendit parashikohet shi, moti për sot

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT