• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TË PËRFSHIRË EDHE ZYRTARË…”/ Sekuestrohen prona në disa zona bregdetare në Lezhë, por SPAK nuk jep emrat e personave që…
Home
Breaking News

“TË PËRFSHIRË EDHE ZYRTARË…”/ Sekuestrohen prona në disa zona bregdetare në Lezhë, por SPAK nuk jep emrat e personave që…

29 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka vendosur një ditë më parë sekuestron preventive ndaj disa pasurive në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro. Por në njoftim SPAK nuk jep detaje se kujt i përkasin këto prona.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat nga ana e SPAK, bëhet me dije se “gjatë hetimit ka rezultuar se disa shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në bashkëpunim me zyrtarë shtetërorë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro”.

Kështu GJKKO ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë si më poshtë:

1. Pasuria e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe 8000 m2, Ishull Lezhë.
2. Pasuria e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe 1148 m2, Ishull Lezhë.
3. Pasuria e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe totale prej 27,009.80 m2, me adresë në Mali Rencit, Lezhë.
4. Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “tokë arë”, me sipërfaqe totale prej 30,663.70 m2, me adresë në Mali Rencit, Lezhë.

PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR SHTYP

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 20.12.2019 ka regjistruar procedimin penal nr.29, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a, dhe 334 i Kodit Penal.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se disa shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në bashkëpunim me zyrtarë shtetërorë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro. Këto prona kanë rezultuar se janë produkt i veprave penale të përshkruara më sipër.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për këto pasuri dhe nga ana e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.345 datë 28.07.2022, është vendosur :

Pranimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë si më poshtë:

1. Pasuria e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe 8000 m2, Ishull Lezhë.
2. Pasuria e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe 1148 m2, Ishull Lezhë.
3. Pasuria e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe totale prej 27,009.80 m2, me adresë në Mali Rencit, Lezhë.
4. Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “tokë arë”, me sipërfaqe totale prej 30,663.70 m2, me adresë në Mali Rencit, Lezhë.

Hetimet lidhur me këtë procedim penal vazhdojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË ËSHTË THYER ZEMRA? PROVO..." Ronela Hajati ndan me ndjekësin incidentin gjatë koncertit të mbrëmshëm
Previous article E PËSON KEQ 21-VJEÇARI/ Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare në Kakavijë, ja çfarë i ndodhi

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT