• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HUMBËN JETËN NË AKSIDENT/ Çifti i bashkëshortëve ishte kthyer në Kosovë për pushime, ja gjendja e fëmijëve të mitur
Home
Rajon

HUMBËN JETËN NË AKSIDENT/ Çifti i bashkëshortëve ishte kthyer në Kosovë për pushime, ja gjendja e fëmijëve të mitur

29 July, 2022 s.autor Rajon

Ishin kthyer për pushime në Kosovë. Por, në vendlindje dy anëtarë të familjes Sopa nga fshati Janqiq i komunës së Malishevës, gjetën vdekjen.

Në mëngjesin e 29 korrikut kjo familje u përfshi në një aksident të tmerrshëm trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë, aty ku, vetura u aksidentua me një autobus. Në veturë në momentin kritik gjendeshin burrë e grua 35 e 36 vjeç si dhe dy fëmijët e tyre të moshave rreth 4 dhe 5 vjeçare, shkruan Nacionale.

Aksidentit nuk arritën që t’i mbijetojnë prindërit të cilët për fat të keq vdiqën. Të dy fëmijët që në orët e hershme po trajtohen në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Gjendja e tyre shëndetësore sipas mjekëve raportohet të jetë e rëndë.
“Jemi duke e monitoruar gjendjen e tyre shëndetësore. Ua kemi bërë të gjitha analizat. Po presim t’i përsërisim disa. Gjendja e tyre është stabile për momentin, por e rëndë. Të dy këta, ende po trajtohen në Klinikën Emergjente”, ka deklaruar për Nacionalen, drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla.

Ndërkohë, trupat e pajetë të viktimave të moshave 36 dhe 35-vjeç me urdhër të prokurorit janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Po ashtu raportohet se viktimat janë me prejardhje nga Malisheva, gjë të cilën e ka konfirmuar për Nacionalen kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati.

Lidhur me rastin tragjik ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se janë të tronditur nga ky lajm dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve e të afërmve të viktimave.

Për aksidentin ka folur edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture, e cila ka qenë me targa të huaja.
“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur edhe moshën dhe inicialet e personave që humbën jetën e u lënduan nga ky aksident.
“Ahmeti ka bërë me dije se viktimat janë një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S., ndërsa të lënduar kanë mbetur dy fëmijë”, ka thënë Ahmeti

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSH ËSHTË AI? Tayna i uron ditëlindjen mashkullit më të rëndësishëm të jetës së saj
Previous article LUFTA/ Maqedonia e Veriut do i dhurojë Ukrainës tanke të epokës sovjetike

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT