• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISHA NË SHTËPI ME BREKË PO SHIHJA TV, I BIE TELEFONIT LULI…”/ Jul Deda: Si më mashtroi Lulzim Basha
Home
Sociale

“ISHA NË SHTËPI ME BREKË PO SHIHJA TV, I BIE TELEFONIT LULI…”/ Jul Deda: Si më mashtroi Lulzim Basha

29 July, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Julian Deda tregoi një episod me Lulzim Bashën, kur ky i fundit e kishte thirrur të bëhej pjesë e kryesisë së PD, por siç thotë aktori, Basha e mashtroi edhe pse e kishte thirrur vetë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Deda deklaroi se Basha ka patur një plan për shkatërrimin e PD si forcë politike.

Pjesë nga biseda:

Julian Deda: Ne kemi ecur tetë vjet në rërë, shumë e vështirë. Kemi mbështetur një person duke e ditur që ai nuk kishte për tu bërë kurrë një lider. Unë e kam thënë këtë edhe në 2017. Unë mendoj se e gjitha ishte një projekt, një plan nga ana e tij dhe çdo njeriu që ka mbështetur atë, për ta shkatërruar këtë forcë politike, për ta mbajtur gjithë jetën kështu siç është.

Ylli Rakipi: Atëherë i bie që Sali Berisha nuk paska qenë mirë, sepse mund ta ngrinte partinë në këmbë për ta hequr, jo pas dhjetë vjetësh…

Julian Deda: Kjo do të ishte më mirë të ndodhte që në 2017.

Ylli Rakipi: Ndoshta kështu i është dashur edhe doktorit. Pse pas dhjetë vjetësh e kuptoi ky?

Julian Deda: Epo tani iku kjo. Partia është në këtë situatë, nuk kthehemi dot mbrapa. Duhet të ishte bërë në 2017, kur u pa se po bëhej reprezalje në parti dhe mënyrën si i hoqi njerëzit dhe si i mashtronte. Dilnin nga zyra e tij 100 veta, dhe të gjithë ishin i dyti në Lezhë!

Ylli Rakipi: Ty të ka gënjyer ndonjëherë?

Julian Deda: Po patjetër. Më bie telefoni mua, Lul Basha2, kështu ia kisha shënuar, se kishte edhe të Hollandës. Isha në shtëpi, ora 3 e drekës. Alo! Po kryetar i them. Ku je mor burrë tha. Në shtëpi i tashë, jam me brekë po shoh film. Oooo tha, bravo bravo, a do vish të më takosh? Shkoj unë dhe e takoj. Më tha në 18:22, se këto orare caktonte ai. Më thotë mua në zyrë, a do angazhohesh?
I thashë si të angazhohem, unë vetëm brekët nuk i kam me logon e PD, se të gjitha i kam. Epo tha, do të bëjmë kryesinë e re dhe më duhesh të jesh aty. I thashë ok, po. Se e kishte edhe këtë ves, që thoshte i ofrova por nuk deshi. Që tja hiqja këtë, i thashë po.
Nejse më futi në garë dhe humba. Më thotë dikush atje, po ti nuk kishe bërë fare lobim?
I thashë, po ca lobimi, unë isha me brekë në shtëpi, më mori më tha do futesh në kryesi, votimi ishte pas 3 ditësh.
Pra kishte një mënyrë që të bënte ta urreje, duke qenë në shtëpi duke parë film. As i kërkoi njeri dhe as i tha njeri. Të merrte vetë dhe të gënjente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LARGIMI I QYTETARËVE, AXHENDË E QEVERISË.."/ Meta: Mbi 1300 fëmijë të mitur pa prindër në Itali! Zënë vendin e tretë pas Ukrainës dhe Egjiptit
Previous article "QEN PAZARI"/ Ribashkimi zgjat vetëm dy ditë, Stresi paralajmëron ashpër Cllevion: Rri mirë o idiot...

s.autor

Postime të ngjashme

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë Aktualitet

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient Aktualitet

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet Aktualitet

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT