• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK KËRKON DËNIMIN E ISH-KRYEBASHKIAKUT ME 3 VJET E 4 MUAJ/ Caktohet data për shpalljen e vendimit për Fatos Tushen
Home
Aktualitet
Kronikë

SPAK KËRKON DËNIMIN E ISH-KRYEBASHKIAKUT ME 3 VJET E 4 MUAJ/ Caktohet data për shpalljen e vendimit për Fatos Tushen

28 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme cakton datën 29 korrik, ora 13:00, për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe dhe të bashkëpandehurve të tij.

Ditën e djeshme, avokatët e të pandehurve përfunduan paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, ku kërkuan pafajësi për klientët e tyre.

Në pretencë, prokurorët e Posaçëm kanë kërkuar dënimin e Tushes me 3 vjet e 4 muaj burg.

Sipas SPAK-ut, ish-kryebashkiaku i arrestuar në korrik të vitit të kaluar duhet të fajësohet për “shkelje të barazisë në tenderë” dhe “shpërdorim të detyrës” në dy raste.

Në dosjen e publikuar më herët, u mësuan detaje nga bisedat mes të pandehurve të kësaj çështjeje.

Në dosje sipas SPAK-ut është faktuar bashkëpunimi i Fatos Tushes me vartësin e tij, Flamur Peqini për tenderin korruptiv prej 240 milionë lekësh të vjetra, dhënë kompanisë “Euro Alb” dhe biznesmenit Bujar Murataj. Tenderi kishte si objekt rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Në këtë tender, nga tri kompani që hynë në garë: “BOE Avduli” sh.p.k. dhe “Bahas” sh.p.k., “Hastiçi” sh.p..k dhe “Euro Alb” sh.p.k. Në përfundim të garës, tre nga të arrestuarit, që ishin edhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit, ekonomistja Margarita Gjermeni, nëndrejtori Gazmend Çela dhe përgjegjësi i Sektorit të UjitjeKullimit, Xhemal Hasko, vendosën që tenderi t’i jepej Muratajt, edhe pse kompania e tij kishte ofertën më të lartë.

Gjatë hetimit ka rezultuar se Tushe dhe Peqini, kishin ndërhyrë që fitues të ishte Murati në mënyrë që punimet, tenderi dhe paratë ti merrte pronari i “Loti” sh.p.k., Ibrahim Lami.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Eksploziv servisit të makinave në periferi të Tiranë, ja çfarë thotë policia
Previous article MOTI BËN KTHESËN E PAPRITUR/ Sa shënon termometri ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

FIERZA NË RËNIE NGA THATËSIRA/ KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie Aktualitet

FIERZA NË RËNIE NGA THATËSIRA/ KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë Aktualitet

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient Aktualitet

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT