Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Grabitje” që ka ndodhur më datën 22 korrik në orën 10:47 në Prizren.
Në atë rast dy të dyshuar me forcë kanë grabitur zinxhirin e floririt dhe një medalion, nga një viktimë femër. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të të dyshuarave mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikimin e tyre.
Ndaj Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe rrjedhimisht arrestimit të tyre, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personat e kërkuar janë të panjohur, kërkohen për veprën penale: “Grabitje”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Falë bashkëpunimit me qytetarët ne kemi arritur shpesh që identifikojmë dhe kapim kryesit e veprave të ndryshme penale, ndaj presim që edhe në te ardhmen një bashkëpunim i tillë të vazhdojë dhe të arrijmë sukses të përbashkët që vendi ynë të bëhet më i sigurt.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
029 244 740- Stacioni Policor Prizren
E-mail adresa: [email protected]


