• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA PËR KORRUPSION/ Gjyqtarja do të hetohet në arrest shtëpie. Ja deklarata e saj pasi mësoi vendimin e GJKKO
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRESTUA PËR KORRUPSION/ Gjyqtarja do të hetohet në arrest shtëpie. Ja deklarata e saj pasi mësoi vendimin e GJKKO

25 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme pretendoi se e ka të faktuar se gjyqtarja e Elbasanit e kishte marrë shumë e parave, por kjo e fundit pretendon tjetër gjë në gjykatë ndonëse ajo nuk do të hetohet në masë sigurimi në burg.

Dje GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurimit për 5 të pandehurit e përfshirë në një aferë të dyshuar korruptive për zbritjen e dënimit të një të arrestuari për plagosje.

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka, e cila u la në arrest shtëpie, mohoi akuzat se ka kërkuar para, ndërsa avokatët bënë deklarata të forta para dyerve të Gjykatës.

Kjo e fundit la në arrest me burg të dënuarin Xhulio Musai, avokatin e tij Ilir Pashajn dhe një të afërm të tij. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka lënë në fuqi masat për 5 të arrestuarit në Elbasan, mes të cilëve gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj, të dyshuar për korrupsion.

Vetë gjyqtarja e cila do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve, deklaroi shkurtimisht pas seancës se akuzat e Prokurorisë së Posaçme janë të pavërteta.

Avokatët e të pandehurve, hodhën akuza ndaj Prokurorisë, për të cilën thanë se ka kërkuar masa të ashpra ndaj klientëve të tyre, pa pasur prova. Ata folën për sulme politike e për mungesë provash dhe faktesh.

zamira

MASA E SIGURISË

Përveç gjyqtares Vyshka, “Arrest shtëpie” ka caktuar GJKK-ja edhe për të afërmin e një të dënuari, Arben Tirana, ndërsa këta dy të fundit, u shfaqen në dyert e Gjykatës të shoqëruar nga forca policie të repartit “Shqiponja” të Elbasanit.

Ndërkohë, janë lënë në burg, i pandehuri, Xhulio Musai, i cili ishte arrestuar më parë për plagosje, dhe dënuar me 8 vite burg, avokati i tij Ilir Pashaj, dhe i afërmi i Musait, Taulant Ramollari.

Ata akuzohen për “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim. Sipas hetimeve të SPAK-ut të kryera nga prokurori Edvin Kondili, ka të bëjë me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë, ku persona të interesuar/ familjarë të Xhulion Musait, në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare prej 200 mijë lekësh të rinj me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.

Sipas organit të akuzës, gjyqtarja ka kërkuar dyfishin e kësaj shume, por që familjarët nuk janë pajtuar, ndërsa SPAK-u ra në gjurmët e kësaj çështje fillimisht në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative. Ndërkohë, avokati Ilir Pashaj, rezulton të ketë qenë gjyqtar në Elbasan, i tërhequr para se të kryente vetingun në vitin 2018, duke nisur ushtrimin e profesionit të avokatit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KEPI I RODONIT PREJ 10 DITËSH NË FLAKË/ Riaktivizohet zjarri edhe në zonën e Shetajt, 4 zjarrfikëse në vendngjarje, në ndihmë ekipe nga Tirana
Previous article TRUPA USHTARAKE NË TERRITORIN E TRANSNISTRISË"/ Kryeministrja e Moldavisë: Jemi të shqetësuar nga rreziku i pushtimit rus

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT