• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BARJAM BEGAJ PRESIDENT/ Zëri i Amerikës: U zgjodh me votat e shumicës socialiste! Çfarë pritet të ndodhë me Ilir Metën
Home
Politikë

BARJAM BEGAJ PRESIDENT/ Zëri i Amerikës: U zgjodh me votat e shumicës socialiste! Çfarë pritet të ndodhë me Ilir Metën

24 July, 2022 s.autor Politikë

Në Shqipëri, presidenti i zgjedhur Bajram Begaj, bëri sot pasdite betimin në parlament, ku ai mbajti dhe fjalimin e parë si kryetar i Shtetit. Ai vuri theksin në disa nga momentet kyçe që po kalon vendi, që nga procesi i integrimit, pas nisjes së procesit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, te kriza e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë, apo dhe situata politike e cila përgjithësisht mbetet e tensionuar.

“Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj punën e qeverisë. Por përpjekja dhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim. Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj opozitën shqiptare dhe vlerat që ajo përfaqëson, por do të dëshiroja që asnjëherë të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit e të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve”, deklaroi presidenti Begaj. Ndërsa duke ju referuar formulës së betimit, ai deklaroi se detyrën “do ta kryej mbi palët”, kreu i Shtetit theksoi megjithatë se “unë nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit, që bie ndesh me këtë betim, ndaj asnjërit që vendos interesat politike përpara interesit të Kombit tonë”.

Presidenti i mëshoi disa herë nevojës së dialogut politik. “Do të mbështes dhe këmbëngul përherë në bashkëpunimin mes të gjitha forcave politike, në gjetjen e gjuhës së përbashkët, në gjetjen e rrugëve, qoftë edhe shtigjeve të përbashkëta, sepse në fund ne jemi shërbyes të qytetarëve dhe konflikti nuk është asnjëherë një shërbyes i mire”, deklaroi presidenti duke shtuar se duhet “të largohemi nga politika e konfrontimit dhe ta zëvendësojmë atë me politikën e dialogut dhe të bashkëjetesës, të ndërtojmë bashkërisht ura lidhëse midis klasave politike, shtetasve dhe shtetit”.

Ai vuri në dukje se “kriza e tranzicionit të stërgjatë e të lodhshëm, krizat e prodhuara nga brenda apo të importuara nga jashtë, krizat nga mosmarrëveshjet tona, nga paaftësitë për të gjetur një gjuhë e një rrugë të përbashkët, kriza nga papërgjegjshmëria, nga korrupsioni – të gjitha këto kanë prodhuar pasiguri, padrejtësi dhe përjashtim”.

Seanca e betimit, u bojkotua nga ajo pjesë e deputetëve që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha, i cili ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike. Gjatë ditës, me anë të nje deklarate, PD e konsideroi ditën e sotme si “ditën e instalimit të monizmit të plotë të kryeministrit Edi Rama”. Ndërkohë që deputetët e tjerë që në këto muaj, kanë qëndruar pranë kryetarit të grupit parlamntar Enkelejd Alibeaj, ishin të pranishëm “në respekt të Kushtetutës dhe institucioneve”, pavarësisht kundërshtive të forta që dhe ata patën ndaj procesit të zgjedhjes së tij.

Zoti Begaj, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë u propozua si kandidat nga shumica socialiste, me votat e së cilës ai u zgjodh me pas si president, më 4 qershor. Votimi për emrin e tij u krye në raundin e katërt, pasi 3 raundet e mëparshme ishin djegur pa asnjë kandidat, dhe shumica e opozita kishin dështuar të arrinin një marrëveshje për një zgjedhje konsensuale.

Zoti Begaj, 55 vjeç, pason në detyrën e kreut të shtetit, presidentin Ilir Meta, i cili mbylli sot 5 vitet e një mandati të trazuar, ku u bë protagonist i përplasjeve të forta me shumicën. Kjo e fundit tentoi dy herë shkarkimin e tij, por pa ja arritur qëllimit. Zoti Meta, ka premtuar rikthimin e tij të menjëhershëm në politikë, me shumë gjasa duke rimarrë drejtimin e Lëvizjes socialiste për Integrim, partisë që ai themeloi në shtator të vitit 2004, dhe e drejtoi deri kur mori detyrën e presidentit të vendit. /VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO PLANIFIKOJNË HAKMARRJE"/ Dritan Abazoviç kërcënohet me vdekje
Previous article LAJM I ËMBËL/ Andresa shtatzënë për herë të parë (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT