• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KANABIS NË MES TË ARËS ME MISËR/ Arrestohen edhe 4 persona të tjerë në Fier
Home
Aktualitet
Kronikë

KANABIS NË MES TË ARËS ME MISËR/ Arrestohen edhe 4 persona të tjerë në Fier

23 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit T. S., 61 vjeç dhe E. S., 34 vjeç (babë e bir); I. S., 57 vjeç dhe A. S., 51 vjeç (vëllezër), të katërt banues në fshatin Daullas, Fier. Këta persona akuzohen për kultivim kanabisi.

Gjithashtu u shpall në kërkim edhe djali i shtetasit A. S., shtetasi Dh. S., 21 vjeç. Nga veprimet hetimore rezultoi se njëri prej autorëve të arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, konkretisht shtetasi Fatjon Gremi., 40 vjeç, në bashkëpunim me këta 5 shtetas, kanë kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në tokën në pronësi të tyre.

Kujtojmë se operacioni i parë u zhvillua më 20 korrik, ku në pranga janë vënë Fatjon Gremi dhe Amarildo Xhafa.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Zhavar”.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, shpallet në kërkim djali i njërit prej tyre.

Në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhavar”, gjatë kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur “Nikas”, në fshatin Mujalli, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit T. S., 61 vjeç dhe E. S., 34 vjeç (babë e bir); I. S., 57 vjeç dhe A. S., 51 vjeç (vëllezër), të katërt banues në fshatin Daullas, Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim edhe djali i shtetasit A. S., shtetasi Dh. S., 21 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezultoi se njëri prej autorëve të arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, konkretisht shtetasi F. G., 40 vjeç, në bashkëpunim me këta 5 shtetas, kanë kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në tokën në pronësi të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THYHET HESHTJA/ Loredana flet për herë të parë për lidhjen me Noizyn
Previous article NUK NDALET LUFTA/ Kongresi amerikan shton presionin ndaj Biden: Rusia të përcaktohet si një shtet sponsorizues i terrorizmit

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës Aktualitet

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë Aktualitet

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT