• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET NË RINAS 42-VJEÇARI NGA SIRIA/ Ishte në kërkim ndërkombëtar nga Abu Dhabi. Në pranga dhe një siriane
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET NË RINAS 42-VJEÇARI NGA SIRIA/ Ishte në kërkim ndërkombëtar nga Abu Dhabi. Në pranga dhe një siriane

23 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Arrestohet në Rinas një shtetas sirian i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka përfunduar dhe një shtetase siriane, e cila tentoi të dilte nga Shqipëria, me dokumente të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, krahas punës për përballimin me sukses të fluksit të shtuar të lëvizjes së shtetasve shqiptarë dhe të huaj, gjatë sezonit veror, kanë intensifikuar edhe masat për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit të shtetasve që hyjnë nga Shqipëria, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Interpol Tiranën kanë ndaluar shtetasin sirian W. A., 42 vjeç.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Abu Dhabi, për veprën penale “Mashtrime financiare”, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”

U bë arrestimi provizor i 42-vjeçarit, me qëllim ekstradimin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasve që dalin nga Shqipëria, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, shërbimet e Policisë kanë krijuar dyshime për një shtetase të huaj që kishte paraqitur pasaportë estoneze.

Pas kontrollit në laboratorin e Policisë Kufitare ka rezultuar se pasaporta që kishte paraqitur shtetasja H. C. kishte të dhënat e një shtetaseje tjetër dhe kishte një vulë të kontrollit kufitar, të dyshuar të falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetases H. C., me shtetësi siriane, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SISTEMI I INTELIGJENCËS ARTIFICIALE KA NDJENJA"/ Google shkarkon inxhinierin pas deklaratave, çfarë është teknologjia Lamda
Previous article GURË E SHISHE ALKOOLI/ Përleshje masive mes grekëve dhe shqiptarëve, shkak sherri mes fëmijëve

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT