• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I PREU FYTIN ME THIKË/ 73-vjeçari rrëfen si e theri bashkëshorten: E vrava me dashuri!
Home
Jetë

I PREU FYTIN ME THIKË/ 73-vjeçari rrëfen si e theri bashkëshorten: E vrava me dashuri!

22 July, 2022 F.autor Jetë

Një bashkëshort që i preu fytin gruas së tij të sëmurë për një pakt vetëvrasjeje, rrëfen se si ata pinë një gotë të fundit vere në kopshtin e shtëpisë para se t’i jepnin fund jetës.

73-vjeçari Graham Mansfield u lirua të enjten nga gjykata e Mançesterit pas akuzave për vrasje të gruas së tij, Dyanne.

Marsin e kaluar ai theri gruan e tij dhe më pas i dështoi tentativa për të vrarë veten. Në një intervistë, ai rrëfen se gruaja e tij ishte diagnostikuar me kancer të fazës së katërt në mushkëri në  Tetorin e vitit 2020, pak javë pas përvjetorit të tyre të 40-të të martesës.

Kur ata u kthyen në shtëpi, Dyanne e kishte pyetur bashkëshortin nëse ai pranonte ta vriste nëse gjërat bëheshin “shumë keq”. Ky ishte pakti i tyre i parë i vetëvrasjes. Ai ra dakord me një kusht.

“Unë duhet të shkoja pas saj. I thashë ‘nuk mund të jetoj pa ty, Dyanne’. Në një mënyrë të çuditshme, më dha forcë. E dija se dhe unë po vdisja. Munda të përqendrohesha në këtë”.

Çifti ishte njohur që në vitin 1974 dhe martuar 6 vite më vonë, teksa Mansfield përshkruan se kishin një martesë të lumtur dhe ajo ishte “bota e tij”. Por në Marsin e shkuar, znj. Mansfield po përjetonte dhimbje të padurueshme dhe i tha burrit të saj “boll, nuk mund të duroj më”.

Natën e tyre e fundit së bashku e kaluan duke “qarë dhe duke i thënë njëri-tjetrit sa shumë duheshin”. Pasditen e ditës tjetër, ndërsa të dy mbanin nga një gotë  me pije në dorë,  i ftohti i kishte bërë të vishnin palltot dhe iu drejtuan fundit të kopshtit, ku i prisnin dy karrige pranë njëra-tjetrës.

“A je gati?”, e pyeti ai dhe mori një “Jam, nuk do të bëj asnjë zhurmë”, si përgjigje. Ai rrëshqiti pas karriges së saj dhe i preu fytin.

Mansfield shpërthen në lot teksa kujton këtë moment. “Ishte kundër çdo qelize të trupit tim. Dola përpara karriges. Thashë ‘çfarë kam bërë?’ , u ula  pranë saj, i hodha krahun dhe i thashë se e doja”.

Më pas, ai u përpoq të vriste veten, por i ra të fikët dheu zgjua të nesërmen në mëngjes në kuzhinë. Mëngjesin e 24 Marsit, ai u gjet mbi një pellg gjaku dhe u arrestua, ndërsa u dërgua menjëherë në spital për shkak të plagëve në qafë e kyçet e duarve.

Zonja Mansfield ndodhej ende në karrige, bashkë me një shënim ku shkruhej “Kemi vendosur të vrasim veten”.

Graham u akuzua për vrasje, të cilën e mohoi derisa juria u bind se ngjarja ishte një pakt midis çiftit dhe se burri ishte përpjekur vërtet të vriste më pas edhe veten. Ai u dënua me pezullim të dënimit për dy vjet, ndërsa tashmë ka nisur të flasë për legalizimin e eutanazisë.

“Nuk kemi bërë asgjë të gabuar. Nuk na duhej leja e të tjerëve. Ishte vendimi ynë. Unë e vrava me dashuri”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Rusia po grabit çelikun e Evropës në Ukrainë
Previous article E RËNDË NË GREQI/ 49-vjeçari shqiptar masakron me grushte bashkëshorten e tij, del në rrugë e mbuluar...

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT