• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SPAK NUK HETON BANAKING”/ Artan Hoxha: Droga në banane ka tërhequr vëmendjen e…
Home
Aktualitet
Kronikë

“SPAK NUK HETON BANAKING”/ Artan Hoxha: Droga në banane ka tërhequr vëmendjen e…

21 July, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Artan Hoxha ka folur sërish për drogën e kapur në kontenierët e BanaKing në dhjetor 2021, por edhe për ngjarjen e fundit në 17 korrik 2022, ku në kontenierin e kësaj kompanie u gjetën se mungojnë 60 arka.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se partnerët ndërkombëtarë janë të shqetësuar për këtë çështje. Ai shtoi se SPAK nuk e heton këtë kompani dhe se çështja i është lënë prokurorisë së Durrësit.

“U konstatua në datën 16 korrik, që njëri nga kontenierët që ndodhej në sheshin e kontejnerëve, i vendosur në katin e dytë, kishte derën e prekur. Pra, plumbçet e hapura, kodet e sigurisë së hapura. Lindi dyshimi që mund të jetë prekur. Menjëherë nisi një hetim i shpejtë që konkludoi se kontenieri ishte i prekur. Ngarkesa kishte ardhur nga Ekuadori. Ka hyrë në portin e Durërsit në 8 korrik. Dëri në datën 16 e kishin lëvizur disa herë. Kompanitë e marrin mallin në bazë të një grafiku që koordinohet me portin.

Në sheshin e kontenierëve, zakonisht ato që vijnë nga Ekuador, rrinë në një vend që ka më shumë mbulim me kamera, por ky kontenier nuk u vendos në zonën e riskut. Dyshohet që në këtë kontenier janë bërë ndërhyrje. U kalua në skaner dhe rezultoi i prekur, i mungonin 60 arka. Zakonisht një kontenier, vjen me 24 deri në 25 ton banane. Nuk ka asnje tregëtar interes ta sjellë bosh, por e sjell në maksimum. Kur konstatohen vende bosh, diçka ka ndodhur.

Në rastin e dhjetorit po e njëjta kompani, mungonin 106 arka. 7 u gjetën brenda në magazinën e kompanisë, në secilën kishte nga 17kg kokainë, në total 119 kg kokainë. Pra kontenieri është prekur pa vajtur në skaner.

U bënë arrestime, ata që janë rreth e rrotull, niveli i rojeve të sigurisë, disa agjentë të portit, nja dy përfaqësues të kompanisë. Çështja u mundua të kalohej në qetësi. Të arrestuarit u nxorrën në gjykatë, pa thënë se për çfarë dyshohen. Këta janë arrestuar për kontrabandë bananesh? Nuk është thënë gjë për kokainën, thjesht që mungojnë…

Kemi të bëjmë me të njëjtën kompani, të njëjtën mënyrë, të njëjtën linjë dhe ndryshe nga rastet e tjera, kur kokaina ka qenë e vendosur në pjesën frigoriferike, ose në paretet anësorë, në trup… Në këto dy raste, që dyshohet të jetë sërish 1 ton.

Kjo ngjarje ka tërhequr shumë vëmendje sidomos te partnerët tanë. Nëse në rradhën e parë, që e diskutuam dhe nuk u fol më, nuk u hetua edhe nga SPAK, cfarë ndodh? Me të parën nuk e heton SPAK por prokuroria e Durrësit.

Një tregëtari tjetër që i janë gjetur në pjesën frigoriferike, ku mund të futësh edhe duart, janë në burg ata nga SPAK. Ky tjetri, që vetëm trefishoi buxhetin e reklamave në media… Edhe në stadium kur luajti kombëtarja doli brand-i i kompanisë…”, deklaroi Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DROGA NË BANANE/ Hoxha ngre dyshime: Cila është kjo fuqi madhore që i bën shurdh dhe memecë ata të portit?
Previous article DEBATI/ Bushati: T’i lëmë këto gjoja na dhemb zemra për ata që ikin, Lapaj: Po s’ke pas hall ti ndaj!

F.autor

Postime të ngjashme

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive Aktualitet

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma Aktualitet

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku Aktualitet

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT