• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI I DICK MARTYT/ Rama në Bruskel: Nuk ka asnjë provë për trafik organeve nga udhëheqësit e ushtrisë kosovare! KiE të gjejë…
Home
Politikë

RAPORTI I DICK MARTYT/ Rama në Bruskel: Nuk ka asnjë provë për trafik organeve nga udhëheqësit e ushtrisë kosovare! KiE të gjejë…

19 July, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme në Bruksel se Gjykata e Hagës është krijuar në bazë të një raporti sipas tij të mbushur plot me gjepura.

Ai u shpreh se nga hetimet nuk ka asnjë provë për trafik të organeve nga udhëheqësit e ushtrisë kosovare. Rama thekson se KiE duhet të gjejë kurajon dhe të kërkojë falje.

“Ka një dallim mes meje dhe zotërisë. Unë nuk ngre akuza pa fakte. Ndaj nuk kam thënë asnjëherë që ka qenë i manipuluar sistemi nga Rusia. Nuk do ta thoja sepse sot nuk e di nëse ishte apo jo Rusia pjesë e kësaj loje. Por është një histori e trafikimit të organeve që u nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër. Dhe nga zëdhënësa rusë prandaj çfarë thashë dhe çfarë mund të them sërish është se duke parë akuzat nuk ka asnjë, fakte zero apo qoftë edhe dyshime mbi trafikimin e organeve.

Dhe si e vutë re kjo Gjykatë e Hagës është krijuar vetëm në bazë të këtij raporti plot me gjepura që ka sjellë pikërisht në jetë këtë lloj gjykate speciale. Edhe hetime pse hetimesh janë bërë në Kosovë dhe Shqipëri të pavarura nga çdo lloj ndikimi.

Zero përqind të trafikimit të organeve njerëzore. Kërkojmë t’i themi botës që kjo ishte maskaradë. Përmes një sasie balte të hedhur ndaj të gjithë vendit dhe një shteti të pavarur si është Kosova dhe LANÇ. Nuk ka asnjë provë të kushedi sa hetimeve që ka pasur trafik të organeve njerëzore nga udhëheqja e kësaj ushtrie që në fakt ka qenë viktimë e një sulmi. Askush nuk duhet të përpiqet ta përshtjellojë në mënyrë tjetër. Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të KiE dhe KiE duhet të gjejë kurajon të dalë përballë dhe të thotë na falni.

Është e pamundur të akuzosh një komb të tërë që u çlirua nga një përpjekje kaq e madhe e koalicioneve demokratike dhe falë një ushtrie çlirimtare përkundër një makinerie të spastrimit etnik dhe krejt papritur të hidhen në thellësitë e mediave dhe plehrave gazetareske. Kjo ka të bëjë me raportin e atyre që kanë mbështetur KiE. Shqipëria është shumë e vogël të ndryshojë fatin e një vendimmarrje në nivel të lartë”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ULI DY VITE BURG ARBEN GRORIT/ KLGJ pezullon nga detyra për tre muaj gjyqtarin e Elbasanit! Ja gjetjet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
Previous article PSE NUK E FTUAT OPOZITËN NË HAPJEN E NEGOCIATAVE? Rama: Nuk e dimë se kush është kush te opozita

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt Politikë

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani Politikë

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT