• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ALO MAMI, PO NA NDJEKIN”/ Diklen Vata parandjeu se do ta vrisnin. Birra e fundit dhe “misteri” i makinës
Home
Breaking News

“ALO MAMI, PO NA NDJEKIN”/ Diklen Vata parandjeu se do ta vrisnin. Birra e fundit dhe “misteri” i makinës

19 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje te reja bëhen me dije në lidhje me atentatin e Fushë-Krujës me 3 viktima.Sipas dëshmisë së familjarëve të Diklen Vatës, tre të rinjtë kishin pikasur se po ndiqeshin nga persona të panjohur. Vata, referuar dëshmisë, kishte marrë në telefon nënën dhe motrën duke i shprehur këtë shqetësim: “Po na ndjekin”.

Po ashtu, në saje të kamerave të sigurisë, por edhe dëshmisë të shokut të viktimave është zbuluar itinerari i fundit që kanë përshkruar para atentatit.

Gjatë paradites ata kanë qenë në një lokal në Rinas, ndërsa në mesditë ishin në një restorant të njohur afër mbikalimit të Fushë-Krujës. Aty kanë parkuar makinën “Volkswagen Passat” dhe një shoku i tyre me makinë dhe i dërgoi deri në Kamëz tek një servis ku kishin lënë një tjetër makinë për riparim.

Duke qenë se makina nuk ishte gati ata janë kthyer po me mjetin e mikut të tyre, deri tek restoranti ku kishin “Passatin”. Disa minuta më pas dolën prej aty dhe morën drejtimin për tek mbikalimi i Fushë-Krujës. Në këtë të fundit ata u ndeshën me breshërinë e plumbave.

Nga ana tjetër, edhe automjeti që u gjet i djegur 12 orë pas ngjarjes në fshatin Ahmetaq i ka kaluar për verifikimet e policisë së Fushë-Krujes, nëse është alibi për të shpërqendruar hetimet. Por ka dyshime se mjeti ka qenë i autorëve, të cilët pasi dogjën dhe këtë automjet, janë larguar nga zona me tjetër mjet.

Pista kryesore vijon të jetë përplasja mes grupeve kriminale ndërsa personat e dyshuar dhe që mund të kenë dijeni për ngjarjen nga Fushë-Kruja dhe Nikla prej gati një jave rezultojnë të jenë larguar nga vendi në mënyre të rregullt. Kjo është vërtetuar nga sistemi TIMS.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Zelensky: Armët perëndimore po e ndryshojnë ekuilibrin në fushëbetejë
Previous article PERËNDESHË APO DJALL? Arjola Demiri tregon cilësitë e saj nëpërmjet fotove provokuese

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT