• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Humbja në Katalonjë, Gazeta “Marca”: Ka filluar kriza tek Reali, titulli larg
Home
Futboll

Humbja në Katalonjë, Gazeta “Marca”: Ka filluar kriza tek Reali, titulli larg

30 October, 2017 F.autor Futboll, Sport

Real Madrid pësoi një humbje turpëruese sa politike po aq edhe sportive në katalonjë kur u mund 2:1 nga Girona. Menjëherë pas kësaj disfate që e ka larguar së tepërmi realin nga Barcelona duke e renditur në vend të tretë me 20 pikë, trajneri Zinedin Zidan është treguar optimist: “Diferenca prej tetë pikësh me Barcelonën? Reali mund të rikthehet. Ne do të kemi ditë më të mira. La Liga është shumë e gjatë prandaj nuk jam aspak i brengosur për këtë diferencë. Rivalët do të humbasin pikë”, tha dje Zidane.

Mirëpo sipas një sondazhi të gazetës madrilène MARCA vetëm pak prej tifozëve të “Los Blancos” janë optimist për të ardhmen.

Në pyetjen se a mundet ende Reali ta fitojë La Ligan, 72 % e votuesve janë përgjigjur “JO” dhe vetëm 28 për qind e tyre mendojnë se do të përmbysin gjithçka.

Kjo është një situatë e vështirë për Zinedine Zidane pasi sipas MARCA-s, Madridi kurrë nuk e ka fituar snjëherë titullin kur ka qenë tetë pikë prapa liderit në La Liga.

Këtë sezon reali ka 6 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Statistikat tregojnë se Real Madridi i Jose Mourinhos ishte në një situatë të tillë vite më parë saktësisht pesë muaj pasi ishte shpall kampion (2012), tetë pikë prapa Barcelonës me vetëm 20 pikë të grumbulluara pas 10 javëve.

Atë edicion, i fundit për Jose Mourinhon në “Santiago Bernabeu”, Reali përfundoi prapa Barcelonës me 15 pikë.

Në sezonin 2006/07, Real Madridi i Fabio Capellos gjithashtu kishte grumbulluar vetëm 20 pikë pas 10 ndeshjeve, por ishte vetëm tri pikë prapa Barcelonës, që kishte grumbulluar 23.

Kjo është një situatë e vështirë për Zinedine Zidane pasi sipas MARCA-s, Madridi kurrë nuk e ka fituar titullin kur ka qenë tetë pikë prapa liderit.

Paraqitja jo e mirë e madrilenëve e ka shndëruar edhe ikonën e tyre Ronaldo në një subject talljesh.

Në karikaturën e publikuar nga “Eurosport” (foto lart), Cristiano Ronaldo është personazhi kryesor, i cili nuk bëri paraqitje të mirë pasi duket se e ka mendjen te “Topi i Artë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Të rinjtë e FRESSH i bëjnë një surprizë Tahirit për ditëlindje
Previous article Artan Hoxha: Visho Ajazi ka përgjuar mbi 800 herë Metën dhe Ramën

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT