• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISHTE KRIM ME MLLEF”/ Qitësi ‘mjeshtër’ i armëve, Lala zbulon detaje nga atentati i 3-fishtë: Ja pse u ndalën viktimat
Home
Breaking News

“ISHTE KRIM ME MLLEF”/ Qitësi ‘mjeshtër’ i armëve, Lala zbulon detaje nga atentati i 3-fishtë: Ja pse u ndalën viktimat

18 July, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në emisionin “Open” është diskutuat për krimin e trefishtë të ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku iu mor jeta nga një grup prej 4 ekzekutorësh, Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij.

Gazetarët e kronikës, Klodiana Lala dhe Eni Ferhati kanë zbuluar dinamikën e ngjarjes dhe detaje të reja nga burime prej grupit hetimor, duke sqaruar se ditën e djeshme Martinaj është nisur nga Fushë-Kuqja për t’u ndalur në një servis në zonën e Tapizës.

Eni Ferhati: Në barrierat mbrojtëse të mbikalimit nuk kishte shumë shenja plumbi. Qitësi ka pasur shumë pak plumba jashtë objektivit dhe kjo tregon se është përdorues i mirë i armëve të zjarrit. Autorët kanë dalë nga automjeti dhe janë siguruar që të gjuajnë në këmbë. E gjithë skena ka ndodhur nga 30 në 50 sekonda. Ka dyshime nga hetuesit se kanë përdorur lëndë djegëse për t’i vënë zjarrin mjetit dhe provat janë dërguar në departamentin shkencor. Ka qenë një krim me shumë mllef. Unë kam burime nga grupi i hetimit, që është mbledhur edhe tani që flasim nën drejtimin e Gledis Nanos në komisariatin e Fushë-Krujës, që është vetëm 100 metër larg nga vendngjarja.

 

Klodiana Lala: Duhet të ndalemi pak te rruga që ka ndjekur Brilant Marinaj. Ka udhëtuar nga Fushë-Kuqja në drejtim të Tapizës, ka qëndruar për 30 minuta në një servis ku ka pas dërguar një makinë për ta rregulluar. Janë sekuestruar kamerat e servisit. Pronari i makinës ka thënë se kanë qëndruar 30 minuta dhe kanë pyetur për mjetin. Kanë qenë katër persona në automjet. Shoferi nuk ka dalë. Kanë qenë 4 persona, kanë qëlluar nga makina në drejtim të krahut të pasagjerit. E kanë kuptuar se Diklen Vata ka qenë gjallë, ndaj kanë dalë nga makina dhe e kanë qëlluar. Nuk ka prova për zjarre vënie të qëllimshme edhe pse ka dyshime. Por ekspertët thonë se plumbat kanë prekur sarbatorin e makinës dhe nga nxehtësia kanë shkaktuar shpërthimin e mjetit. Nëse do të kishte qenë zjarrevënie e qëllimshme mjeti do të kishte shpërthyer menjëherë në flakë. Edhe pamjet e para nga vendngjarja tregojnë se këto flakë mund të ishin shuar. Pse Brilant Martinaj është shënjestër? Sepse intensiteti i gjuajtjes është në drejtim të vendit të pasagjerit ku ai ishte ulur. Besmir Hoxhaj ishte shofer i mjetit dhe Vata ishte në sediljen e pasme. Nuk ka pasur shkëmbim zjarri, ka qenë vetëm ekzekutim. Ekzekutorët kanë pasur qëllim primar të vrisnin Brilant Martinaj. Mjetet kanë qenë paralel në fillim. Deri më tani asnjë dëshmitar nuk ka shkuar të japi dëshmi në vendngjarje. Por janë pyetur punonjës të bizneseve përreth.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "POLICIA I NJEH"/ “PMX armë me precizion të lartë që përdoret nga Garda”, Karamuço: Autorët e ekzekutimit në Fushë-Krujë janë...
Previous article LIGJI 7501/ Berisha: Nuk ishte i drejtë, por i imponuar! Ja pse nuk e përdorim dot shembullin e Bullgarisë për pronat

F.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT