• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBI 4 ORË NË PROKURORI/ Zbardhen disa nga çështjet, për çfarë po merret në pyetje nga SPAK ish-ministri Ilir Beqja
Home
Politikë

MBI 4 ORË NË PROKURORI/ Zbardhen disa nga çështjet, për çfarë po merret në pyetje nga SPAK ish-ministri Ilir Beqja

18 July, 2022 s.autor Politikë

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka afro 4 orë që ndodhet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke dhënë shpjegime në cilësinë e deklaruesit në lidhje me koncesionin e sterilizimit i cili po hetohet si një koncesion korruptiv në shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se hetuesit e BKH-së janë duke i bërë një sërë pyetjesh ish-ministrit të Shëndetësisë, i cili mbërrin për herë të parë për t’u marrë në pyetje në Prolurorinë e Posaçme. Më herët në lidhje me këtë koncesion është pyetur për 2 herë radhazi ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj si dhe anëtarët e komisionit të koncesionit të sterilizimit. Disa janë pikat kyçe që po vijon në SPAK prej 3 vitesh.

“Së pari ka të bëjë me mënyrën se si është përzgjedhur dhe shpallur fituese kompania koncesionare Sani Service shpk, e cila ka marrë koncesionin me vlerë 100 mln euro për 10 vite. Së dyti, se cilat ishin arsyet dhe rrethanat që detyruan qeverinë shqiptarë dhe ministrinë e Shëndetësisë ta jepte këtë shërbim, pra sterilizimin e seteve kirurgjikale me koncesion dhe se si u fry fatura për pagesën në llogari të kompanisë koncesionare. Nga 12 mln euro që ishte në vitin e parë, kjo pagesë ka shkuar në 17 mln euro. Gjithashtu z. Beqja do të pyetet edhe për mënyrën se si u kalua qendra e sterilizimit e ndërtuar me kredi të Bankës së Këshillit të Europës pranë Qendrës Spitalore Universitare dhe më pas kjo qendër nuk u vu në funksion nga ana e shtetit, por iu dha në përdorim privatit. Z. Beqja është duke u pyetur se sa kushtonte ky shërbim kur jepej nga shtetërori dhe sa kushton tani që jepet nga privati. Gjithashtu një tjetër interes i hetuesve të BKH-së lidhet pikërisht me faktin se Beqja rezulton me njohje dhe lidhje miqësore me pronarin e kompanisë Sani Service, kompani që ka fituar koncesionin. Dyshohet se Ilir Beqja dhe Ilir Rrapaj janë miq dhe ndaj dyshohet nga prokuroria e Posaçme se kjo kompani është favorizuar për fitimin e këtij koncesioni.
Gjithashtu është duke u hetuar edhe një pistë tjetër që ka të bëjë me dyshimet e pastrimit të parave, por me gjasë kjo akuzë do iu atribuohet nëse do ketë vendime konkrete nga ana e SPAK të gjithë personave që janë të përfshirë në çështjet e biznesit”. raportoi Lala.

Me çantë shpine, i pa shoqëruar, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme. Beqja do të merret në pyetje për koncesionin e sterilizimit. Kjo është hera e parë që ish-ministri Beqja, aktualisht deputet i PS pyetet nga SPAK.

Për koncesionin e sterilizimit është pyetur dy herë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe anëtarët e koncesionit

Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit. Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.

Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 mln euro, nga 12 që parashikonte kontrata. Koncesioni i sterilizimit është në hetim prej 3 vitesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI KIBERNETIK MBI SHËRBIMET ONLINE/ Rama flet me terma lufte: Kundërofensiva e AKSH-it dhe aleatëve e suksesshme...
Previous article E RËNDË/ Vetëvaret brenda burgut të Durrësit një i dënuar, detajet e para

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

ÇFARË ËSHTË "BESA"?! Rama me mesazh në rrjetet sociale: Besim, empati... Politikë

ÇFARË ËSHTË "BESA"?! Rama me mesazh në rrjetet sociale: Besim, empati...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT