• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E FUSHË-KRUJËS/ Artan Hoxha zbërthen mesazhin e autorëve: Nuk do ketë më tolerim, kush po sulmohet më së shumti
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA E FUSHË-KRUJËS/ Artan Hoxha zbërthen mesazhin e autorëve: Nuk do ketë më tolerim, kush po sulmohet më së shumti

18 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, zbardhi detaje të reja nga atentati mafioz në Fushë Krujë, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash dhe u dogjën brenda makinës Diklen Vata, 30 vjeç, Brilant Martinaj 23-vjeç, kushërinj, si dhe shoku i tyre, Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, teksa po udhëtonin me një mjet “Volksvagen Passat”.

Duke folur në “ABC Live”, gazetari Hoxha tha se kemi të bëjmë me autorë jo të thjeshtë pasi nuk tërhiqen derisa e kryejnë deri në fund goditjen e tyre.

Sipas Hoxhës në zonën nga Lezha dhe në drejtim të Fushë Krujës po kryhet një luftë e ashpër mesa organizatave kriminale. Sipas gazetarit masakra e djeshme ishte një sinjal se tashmë nuk ka më asnjë tolerim.

“Nuk do të ketë më kursim dhe tolerim. Fakti që njëri ka dalë jashtë dhe autorët u kthyen, dëshmon për ashpërsinë e betejës që po zhvillohet në atë zonë.” tha Artan Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha raportoi se po goditen më së shumti personat që nuk ruhen pavarësisht se emrat e tyre janë të lakuar në disa ngjarje kriminale.

“Kemi të bëjmë me organizata shumë të fuqishme. Disa kanë marrë masa për mbrojtje dhe po goditeshin ata që nuk po ruheshin dhe dilnin nga bazat e tyre. Jenë goditur njerëz që nuk janë larguar.” Tha Hoxha.

Duke u ndalur tek operacioni “Plumbi i Artë”, Hoxha përmendi edhe një nga të kërkuarit, Ervis Martianj, duke thënë se që nga ngjarja e Bllokut, ku mbeti i vrarë një person, Ervis Martinaj po sulmohet në mënyrë permamente.

“Tek Plumbi i Artë. Patëm Ervis Martinajn që nuk u gjet. Që nga ngjarja e Bllokut, Martinaj është sulmuar në mënyrë permamente. Ai ka qenë objektiv në mënyrë permamente. Edhe ai është kundërpërgjigjur në disa raste” tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË USHTRI ME VRASËS PËR TË EKZEKUTUAR BRILANT MARTINAJ/ Dyshohet se atentatorët e rrethuan me tre automjete! Rihapen çështjet e mbyllura
Previous article KUJDES! 12 shenjat e këmbëve që tregojnë se shëndeti ynë është në rrezik, shumica e njerëzve nuk i dinë

s.autor

Postime të ngjashme

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve Aktualitet

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael Aktualitet

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT