• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RREZIKONIN TË MBYTESHIN/ Kishin mbetur në det të hapur me një pedalon, policia shpëton tre 15-vjeçarët në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

RREZIKONIN TË MBYTESHIN/ Kishin mbetur në det të hapur me një pedalon, policia shpëton tre 15-vjeçarët në Durrës

17 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre 15-vjeçarë janë shpëtuar nga policia nb Durrës, pasi kishin mbetur në det të hapur me një pedalon.

Ata ishin futur rreth orës me mjetin në fjalë në det, por nuk po mundeshin të ktheheshin dot në breg, pasi iu ishte bllokuar timoni. Të miturit janë nxjerrë në breg nga policia dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Durrësit u erdhi në ndihmë 3 pushuesve që kishin mbetur në det të hapur, me një pedalon.

Rreth orës 17:05, është marrë njoftim se në det të hapur, në vendin e quajtur “Adriatik 1”, Durrës, kishin mbetur 3 shtetas që ishin futur në det me një pedalon, me të cilin nuk po ktheheshin dot në breg.

Menjëherë në ndihmë të tyre, janë nisur shërbimet, me mjetin lundrues të Policisë Kufitare Durrës, të cilët kanë konstatuar se larg bregut, në det të hapur, ishte një mjet lundrues pedalon, me 3 shtetas në të, që ishte bllokuar në det dhe nuk lëvizte pasi iu kishte bllokuar timoni.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare, 3 pushuesit, të moshës 15 vjeç, të tre banues në Tiranë, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare e Durrësit këshillon të gjithë pushuesit që t’i përdorin mjetet lundruese sipas rregullave të përdorimit të tyre, për të mos rrezikuar jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES ME KËTO USHQIME/ Nëse i ngrohni në mikrovalë mund t’ju helmojnë
Previous article FOTOLAJM/ Meta e nis javën e fundit në Presidencë nga berberi i lagjes

s.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIK DROGE/ 2 të arrestuar në Durrës! Priten të ekstradohen drejt Italisë dhe Spanjës Aktualitet

NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIK DROGE/ 2 të arrestuar në Durrës! Priten të ekstradohen drejt Italisë dhe Spanjës

PRAG TRAGJEDIE NË SHKODËR/ Gguri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë Aktualitet

PRAG TRAGJEDIE NË SHKODËR/ Gguri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë

U PËRJASHTUA NGA GARA E PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë Aktualitet

U PËRJASHTUA NGA GARA E PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT