Dy të rinj nga Tirana që pushonin në plazhin e Jalës kanë mbetur të plagosur paraditen e kësaj të shtune.
Teksa gjendeshin në breg, një gomone i ka përplasur duke u shkaktuar dëme në fytyrë dhe trup. Çifti ka marrë mjekim fillimisht në spitalin e Himarës, mandej në gjendje të rënduar janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Nga ana tjetër bëhet me dije se Policia bën të ditur se ka arrestuar pronarin e gomones turistike Gjergj Priftuli. 37-vjeçari ka humbur kontrollin mbi mjetin lundrues, teksa tentonte ta nxirrte atë në breg. Report Tv transmeton pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet gomonia e shkatërruar.


