• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POROSITËN VRASJEN E KRYEKOMISAR CUKUT/ Shqiptarët u përplasën në Greqi për 10 mijë euro
Home
Breaking News

POROSITËN VRASJEN E KRYEKOMISAR CUKUT/ Shqiptarët u përplasën në Greqi për 10 mijë euro

15 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zhvatja e 10 mijë eurove ishte shkaku i përplasjes me armë dhe sende të forta, mes shqiptarëve në Greqi, ku të përfshirë rezultuan Bledar Jambelli e Kristaq Leci, të dyshuar si porositësit e vrasjes së kryekomisarit Artan Cuku në Shqipëri në Prill të 2017.

Media greke “Protothema” ka zbardhur dosjen, ku rezulton se takimi i 22 Janarit të këtij viti që u mbyll në mënyrë të përgjakshme me 5 të plagosur ishte thirrur nga Bledar Jambelli. Ndërsa rol kryesor në ngjarje ka pasur Kristaq Leci, i cili ka qëlluar me armë dhe thikë ndaj një shqiptari tjetër, i cili duhet të paguante vlerën monetare. Autor i tretë i kësaj ngjarjeje është Marsel Bashimi.

Gjithçka është zbardhur nga kamerat e sigurisë në zonë që kanë ndihmuar hetuesit grek në zbardhjen e skemës së ngjarjes dhe më pas edhe identitetin e personave të përfshirë, si dhe dëshmia e personave të lënduar për shkakun e ngjarjes.

Shqiptari i cili ishte thirrur në takim nga Jambelli është futur vetëm fillimisht në furrën e bukës ku vetëm pak minuta më pas është sulmuar. Në ndihmë të tij kanë ardhur personat që e shoqëronin, por janë gjendur përballë plumbave dhe thikës së Lecit.

Hetuesit kanë gjetur edhe disa komunikime të këtij të fundit në telefon ku fliste për zhvatjen e një shume prej 5 mijë euro dhe fliste me një gjuhë të ashpër ku shprehej se do t’ia merrte jetën me thikë.

Në dosjen e prokurorisë greke, e zbardhur nga Protothema, gjithashtu, bëhen të ditur edhe precedentët e Jambellit e Lecit, në Shqipëri e Greqi.

Jambelli qarkullonte ne Greqi me 13 mbiemra dhe 10 emra dhe është i përfshirë në 15 ngjarje kriminale që nga vitet ‘90.

Edhe Leci njihej me 3 mbiemra të tjerë dhe i përfshirë në të paktën 10 ngjarje kriminale. Atyre gjatë arrestimit iu sekuestrua edhe një arsenal armësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROPOZIMI PËR FILLIMIN E SHKOLLËS 5-VJEÇ/ Kushi: Po interpretohet gabim! Nuk do të jetë detyrim, u jep mundësi prindërve të zgjedhin
Previous article AKUZOHET PËR MASHTRIM/ Mali i Zi ekstradon në Moskë një bankier rus

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT