• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIMI MAKABËR/ Fermeri britanik vrau gruan për të jetuar me të dashurën, trupin e fshehu në një gropë septike për 37 vite
Home
Jetë

KRIMI MAKABËR/ Fermeri britanik vrau gruan për të jetuar me të dashurën, trupin e fshehu në një gropë septike për 37 vite

15 July, 2022 s.autor Jetë

Një fermer britanik është dënuar për vrasjen e ish-gruas së tij 37 vite më parë.

David Venables, 89 vjeç, vrau bashkëshorten e tij Brenda Venables, në atë kohë 48-vjeç, dhe eshtrat i fshehu në një gropë septike në shtëpinë banesën ku jetonin pas martesës, në Quaking House Farm, në Kempsey, Worcs.

Arsyeja e vrasjes, sipas The Mirror, ishte që autori të arratisej me dashnoren e tij, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

Eshtrat e Brendës u gjetën vetëm në vitin 2019, ndërkohë që rezultonte e zhdukur prej 37 vitesh. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në maj të vitit 1982.

 

 

Në gjyq autori u shfaq i qetë dhe nuk tregoi asnjë emocion pas shpalljes së vendimit.

Ai pretendoi se eshtrat e gjetura nuk janë të ish-bashkëshortes së tij dhe se nuk ka mundësi që eshtrat të ishin aty prej gati katër dekadash. Kjo pasi autori pretendoi se e kishte pastruar tre herë gropën septike që atëherë dhe nuk kishte gjetur asgjë.

David tha se nëse do ta dinte diçka të tillë, do ta kishte shitur fermën me kohë pasi do të ishte e sigurt që një ditë e gjithë ngjarja do të zbulohej.

Venables tha se përpara se të zhdukej, Brenda kishte qenë mjaft e dëshpëruar dhe shumë e zhgënjyer për faktin që çifti nuk po arrinte të bënte një fëmijë.

Duke përshkruar ditën kur ajo u zhduk, Venables tha se ai ishte zgjuar një mëngjes dhe thjeshtë nuk e kishte gjetur gruan e tij në shtrat, ndërsa kishte supozuar se kishte ngritur pak më herët dhe kishte shkuar në kuzhinë të përgatiste një çaj.

“Shkova të kontrolloja por ajo nuk ishte. Mendova mos kishte shkuar të vizitonte ndonjë shoqe, por asnjë shenjë të saj nuk gjeta askund. Më pas raportova zhdukjen në polici dhe kërkova që të nisnin kërkimet për të. Kontakti im me të ka qenë mbrëmjen para se të raportoja zhdukjen. Pastaj nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur me të”, tha ai.

Ndërkohë prokurori Michael Burrows ka zbuluar në gjyq se David kishte një lidhje me të dashurën e tij ndërsa ishte i martuar, dhe se dëshironte që ish-bashkëshortja “të largohej nga rruga e tyre”. Kjo sipas tij tregohet edhe nga lidhja e gjatë e David pas zhdukjes së Brendës.

Prokurori vuri në dukje gjithashtu se David e dinte se gropa septike ishte vendi ideal për fshehjen e trupit, edhe për faktin se ishte i izoluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LETRAT NË AJËR/ Policia ndëshkon shoferin që hidhte sende nga makina në Fier
Previous article AMNISTIA FISKALE/ Tabaku: Do largojë investitorët e huaj! Deputetët socialistë t’i thërrasin logjikës për të mos lejuar që…

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT