• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJA E TË RIUT NË HOTEL/ Pas vajzës që fshehu armën dhe autorit, arrestohet edhe një 33-vjeçar
Home
Aktualitet
Kronikë

PLAGOSJA E TË RIUT NË HOTEL/ Pas vajzës që fshehu armën dhe autorit, arrestohet edhe një 33-vjeçar

14 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit ka arritur të zbardhë një ngjarje të ndodhur më 8 dhjetor të vitit të kaluar në një hotel përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Asokohe në një dhomë hoteli mbeti i plagosur 20-vjeçari me iniciale A.S. dy prej personave që kishin dijeni për ngjarjen, një vajzë 22 vjeçe, e cila akuzohet se fshehu armën e krimit dhe një i moshuar u ndaluan menjëherë pasi ndodhi plagosja.

Ndërkohë autori i plagosjes me armë zjarri me inicialet M.B. ishte ndaluar më 20 janar të këtij viti.

Ditën e sotme policia ka vënë në pranga dhe personin e fundit që mbetej në arrati, 33-vjeçarin me iniciale T.Sh., për të cilin raportohet se ka qenë zotëruesi i armës me të cilën u plagos 20-vjeçari.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “July”.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në datën 08.12.2021, në ambientet e dhomës së një hoteli, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “July“, kapën dhe ndaluan shtetasin:

Sh., 33 vjeç, banues në Durrës.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 12.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ”Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur më datë 8.12.2021, në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ka rezultuar se shtetasi T. Sh. ka qenë bashkë me shtetasit M. B., A. B. dhe A. S., në ambientet e dhomës ku mbeti i plagosur shtetasi A. S., 20 vjeç, me armën e zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasi T. Sh.

Pas ngjarjes janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

B., 22 vjeçe, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit;
H., 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar shtetasen A. B., ndërkohë që ka patur dijeni për ngjarjen.
Gjithashtu, pas ngjarjes u shpall në kërkim shtetasi M. B., 26 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. S., në ambientet e dhomës së hotelit. 26-vjeçari M. B. u arrestua më datë 20.01.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linza”.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FAMILJA SHQIPTARE NË ZI/ Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që i mori jetën 2 vëllezërve në Greqi
Previous article SHPËTOI SHOKËT POR U MBYT PËR VETE/ Ja kush është i riu hero që vdiq në Durrës (EMRI +FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT