• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EUROPA PO DIGJET/ Flakët dhe thatësira sjellin “ferrin” në kontinent
Home
Nderkombetare

EUROPA PO DIGJET/ Flakët dhe thatësira sjellin “ferrin” në kontinent

14 July, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Europa është prekur nga temperaturat ekstreme të cilat kanë shkaktuar zjarrë dhe djegien e mijëra hektarëve. Zjarret vazhdojnë të shpërthejnë në pjesën më të madhe të Europës mes një vale të nxehtit ‘mbytës’ me temperatura që tashmë janë rritur në 45 gradë celcius dhe pritet të rriten edhe më shumë gjatë ditës së sotme, sipas Daily Mail.

Portugalia është shkatërruar nga flakët e shumta që kanë pushtuar lagjen e Quinta do Lago ku pronat shiten nga 1 milion deri në 9.5 milion paund, ku gjithashtu ndodhet edhe shtëpia e yjeve si Roman Abramovich , Duncan Bannatyne, John Terry dhe Steven Gerrard.

Në pamjet e postuara, shihet se si flakët kanë përfshirë resortin luksoz, duke shkatërruar shtëpi dhe fusha golfi, ndërsa turistët britanikë po përpiqeshin të dëshpëruar të largoheshin.

Temperaturat e lartë kanë shkaktuar zjarre të shumta gjithashtu edhe në në Spanjë, Francë, Turqi dhe Kroaci. Agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës AEMET tha se ata presin që ditën e sotme të shënohet dita më e nxehtë, duke shënuar mbi 46 gradë Celcius, raporton abcnews.al.

Pjesa më e madhe e Spanjës është vendosur në gatishmëri të lartë të mërkurën dhe AEMET tha se disa rajone si Andaluzia në jug, Extremadura në jugperëndim dhe Galicia në veriperëndim janë më të prekurat. Përtej kufirit në Portugali, zjarret kanë shkatërruar rajone, shtëpi, biznese dhe fusha golfi.

Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarreve. Në Leiria, Portugalia qendrore, vendasit janë përpjekur të shpëtojnë fshatin ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen.

“Zjarrfikësit mbërritën shumë më vonë. Dukej si fundi i botës”, tha një nga banorët.

Në rajonin jugor të Algarve, shumë i populluar nga turistët, ka shpëthyer një zjarr në qytetin e Faro, duke u përhapur në resortin luksoz Quinta do Lago.

Rreth gjysma e Portugalisë e goditur nga thatësira është në alarm të kuq për shkak të temperaturave ekstreme të nxehtësisë të enjten, me temperaturat më të larta që priten të regjistrohen në rrethet Santarem dhe Castelo Branco, tha instituti i motit IPMA.

Të paktën 135 njerëz kanë pësuar lëndime kryesisht të lehta që nga fillimi i zjarreve në Portugali javën e kaluar dhe rreth 800 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, sipas Autoritetit të Mbrojtjes Civile.

Në Francë, më shumë se 2,700 hektarë janë djegur deri më tani në rajonin e Gironde, tha prefekti Buccio për BFM TV. Më i madhi nga dy zjarret është rreth qytetit të Landiras, në jug të Bordeaux, ku rrugët janë mbyllur dhe 500 banorë janë evakuuar.

Tjetra është përgjatë bregut të Atlantikut, afër Dune du Pilat – duna më e lartë e rërës në Europë, e vendosur në zonën e Gjirit Arcachon. Rreth 6,000 persona janë evakuuar nga pesë kampingjet përreth. “Kampistë të tjerë na zgjuan rreth orës 4.30 të mëngjesit. Na u desh të largoheshim menjëherë dhe të zgjidhnim shpejt se çfarë të merrnim me vete”, tha Christelle, një nga turistët e evakuuar, për BFM TV.

Në prag të Ditës së Bastiljes, prefektura e Girondës ka ndaluar të gjitha fishekzjarrët deri të hënën në qytete dhe fshatra në afërsi të pyjeve. Javën e kaluar, një ortek i shkaktuar nga shembja e akullnajës më të madhe në Alpet italiane për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta shkaktoi 11 viktima.

Në Greqi, dy persona humbën jetën pasi një helikopter me katër anëtarë të ekuipazhit në bord u rrëzua në det, thanë të enjten roja bregdetare dhe shërbimi zjarrfikës. Dy burrat, nga Rumania dhe Moldavia, u gjetën pa ndjenja në ujë në ishullin Samos të mërkurën në mbrëmje dhe u dërguan në spital, por nuk arritën të shpëtonin.

Ndërkohë në Turqi, mijëra persona janë evakuuar për shkak të një zjarri në gadishullin jugperëndimor Datca.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të Turqisë (AFAD) tha se rreth 450 shtëpi dhe 3,530 njerëz u evakuuan pasi zjarret u përhapën në zonat e banuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BORA ZEMANI BËHET NOSTALGJIKE/ Kujton mbrëmjen kur u fut në “BB VIP”
Previous article DHËNDRI IU ARRESTUA NË MAQEDONI PËR KULTIVIM KANABISI? Kryebashkiaku i Pogradecit: Është me pushime, nuk ka lidhje…

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

TRUMP FIRMOS URDHRA TË RINJ PËR EMIGRACIONIN/ Synon ndryshimin e rregullave për shtetësinë në SHBA Botë

TRUMP FIRMOS URDHRA TË RINJ PËR EMIGRACIONIN/ Synon ndryshimin e rregullave për shtetësinë në SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT