• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ 2 shqiptarët e arrestuar në Greqi janë Jambelli dhe Leci, të shpallur në kërkim nga pa shqiptare për vrasjen e oficerit Artan Cuku
Home
Breaking News

DETAJET/ 2 shqiptarët e arrestuar në Greqi janë Jambelli dhe Leci, të shpallur në kërkim nga pa shqiptare për vrasjen e oficerit Artan Cuku

14 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia greke ka dalë sot në një komunikatë zyrtare lidhur me arrestimin e dy shqiptarëve një natë më parë, që ishin në kërkim për vrasjen e  oficerit të policisë Artan Cukut në prill të 2017-ës. BalkanWeb ka mësuar se të arrestuarit janë Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci, ndërsa Marsel Shkurtaj është arrestuar më herët.

Ata janë arrestuar për llogari të palës greke, lidhur me ngjarjen e ndodhur në ndodhur në zonën e Vulës, ku gjatë një konflikti për larje hesapesh mes dy grupeve shqiptarësh jashtë një furre buke në rrugën “Ermou”, u plagosen me armë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse këta dy persona do të ekstradohen në Shqipëri, pasi në vitin 2019, kur Jambelli u arrestua sërish në Greqi, pala greke refuzoi ekstradimin e tij në vendin tonë.

Kujtojmë se për vrasjen e Çukut, më 8 prill të 2017-ës pranë banesës së tij në rrugën e Kosovarëve, akuzohen si porositës Bledar Jambelli dhe Shpëtim Leci. Ata akuzohen se kanë paguar Mikel Shallarin për vrasjen e Cukut.

 

 

Jambelli dhe Leci, u arrestuan mëngjesin e djeshëm. Nga hetimet e kryera, Jambellit u gjet dhe u sekuestrua: pistoletë me fole silenciatori dhe karikator me 14 fishekë në dhomën e tij, 132 fishekë, 3 karikatorë, pistolete, 2 thika, sëpatë, Pajisja e interferencës së sinjalit elektronik (bllokues GPS), detektor i pajisjes elektronike – gjurmimi i gabimeve, Jelek antiplumb, dioptri me armë të gjata, 2 wireless portative, tabletë, 6 celularë,3 pako lidhje telefonike, mjeti në pronësi të tij, i cili është përdorur për kryerjen e veprimeve të mësipërme, shuma prej 10.750 euro

Ndërkohë, në posedim Lecit janë sekuestruar: thikë, celular, Taksi D.X.E, të arrestuarit me dosjen e ngritur ndaj tyre do të dërgohen në Prokurorinë Penale të Athinës.

Mësohet se një prej tre të identifikuarve si autorë, rezulton i mbrojtur nga një nga avokatët me më emër në Greqi. Policia bën me dije se në ngjarjen në Voula morën pjesë 6 persona. 4 mbërritën në vendngjarje me një fuoristrade me targa bullgare dhe një mjet tjetër ndërsa dy të tjerë ndodheshin jashtë furrës së bukës. Burime bëjnë me dije se disa prej personave të përfshirë në ngjarjen në Voula rezultojnë me precedentë për grabitje dhe ngjarje të tjera të përgjakshme në Greqi.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PSE NUK I BËRE LEDRIT SURPRIZË PËR DITËLINDJE?" Sara Hoxha habit me përgjigjen: Ja ku e ke…(FOTO)
Previous article NETFLIX BËHET BASHKË ME MICROSOFT/ Do të ofrojnë shërbim më të lirë, por e ka një “hile”

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT